Në mbledhjen e parë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë pas përzgjedhjes së anëtarëve, sot u përzgjodh edhe pedagogu Gent Ibrahimi si kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Mbledhja drejtohej nga anëtarja më e vjeter joprokurore, në prani edhe të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.
Ndërsa lexoi platformën e tij Ibrahimi, Ibrahimi u shpreh se e sheh këtë mundësi si një vijim të misionit personal, të nisur me reformën në drejtësi. “E kam parë sistemin nga jashtë, tani sfidë është ta shoh atë nga brenda” u shpreh Ibrahimi.
Ndërkohë për postin e zv/kryetarit garojnë: Nurihan Seiti, Alfred Balla dhe Tartar Bazaj. Pas konstituimit brenda 5 ditësh KLP pritet të shpallet garën per Prokuror të Pergjithshëm. Këshilli i Lartë u Prokurorisë përbëhet 11 anëtarë.
Anëtarët e KLP janë: Gentian Osmani, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda,Antoneta Sevdari, nga prokuroria e Tiranës, Besnik Cani prokuror i Elbasanit, Bujar Sheshi, prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë Arben Dollapaj, prokuror i Apelit Shkodër, Kostaq Beluri nga prokuroria e përgjithshme, avokatët Nurihan Seiti (Metaj), Tartar Bazaj.
Pedagogët Gent Ibrahimi, Sandër Beci si edhe nga shoqëria civile, Alfred Balla.