Po shkojmë drejt fundit të verës dhe me mbylljen e një kapitulli si plazhi, rëra, dielli e shkëlqimi hapet një tjetër edhe më i rëndësishëm: ai i flokëve, nga nuancat tek modelet e prerjeve për sezonin e ri vjeshtë/dimër 2023.
Kryefjala e ngjyrës do të jetë ajo e bruneve, nga nuancat e ftohta tek efekti i shndritshëm për vajzat që duan të kapin dritën natyrale të diellit e për ta marrë me vete në ditët e ftohta të dimrit.
Të frymëzuara nga ngjyrat e tokës ose një kafe e lehta sa kufiri ndarës me bionden bëhet gati i paqartë, modelet e flokëve për sezonin e ri lëvizin në dy pista paralele.
Për të theksuar bazën dhe gjatësinë, loja që krijohet është ajo mes nuancave që ndryshojnë gradualisht nga e nuanca kafe e ftohtë tek ajo më e shkëlqyeshme dhe e ngrohtë.
Prerja gjithashtu ndihmon për të përcaktuar volumin e flokëve duke u fokusuar në modele të shkurtra ose ato me shkallëzim. Prerjet mikse, bob, prerje me gjatësi mesatare apo edhe më të gjata, por kryesorja në ngjyrë kafe theksojnë strukturën natyrale të flokëve dhe elegancën e pashoqe për vjeshtë/dimrin, stinët e reja në prag.
Ja gjashtë modelet për gocat brune direkt nga pasarela vetëm për ju:
Burimi: Harper’s Bazaar