Investimi në pasuri të paluajtshme vlerësohet gjithnjë e më shumë si një trend në rritje. Vitet e fundit ky treg është konsideruar si një ndër më të rëndësishmit dhe jo pa arsye. Të investosh në blerjen e një prone është nje hap jo vetëm i zgjuar, por edhe i sigurt që ju garanton përfitime në të ardhmen.
Një prej qyteteve ku investimi juaj do të përkthehej në fitim brenda një kohe të shkurtër është Korça, një prej destinacioneve më të preferuara së fundmi. Mes natyrës së bukur, rrugëve gjithmonë plot me turistë dhe gjallërisë që e karakterizon në çdo stinë të vitit, Korça është vendi ideal për të investuar me tregun e pasurive të paluajtshme.
Tashmë një mundësi e tillë është edhe më e prekshme falë Belvedere Korça një kompleks turistik i projektuar mes gjelbërimit, qetësisë, ajrit të pastër dhe larg zhurmës dhe fare pranë qytetit. Vilat vijnë me një shkrirje elegante mes tradicionales dhe modernes, duke i dhuruar banorëve komoditet dhe një jetesë plot stil. Materialet e përdorura në ndërtim janë të cilësisë dhe standarteve bashkëkohore. Fiozofia e vilave është “Passive House”, çka e bën të mundur një efiçencë të lartë energjitike duke shfrytëzuar rrezet e diellit për ndriçim dhe ngrohje, rrymat e ajrit për ventilim dhe materialet që mundësojnë konservim të temperaturës.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234PreviousNext
Arkitektura autentike e ndërtesave të Korçës ndërthuret më së miri më bashkëkohoren. Guri i gdhendur në përpunimet dekorative, kolonat e hyrjes, shkallët, grilat prej druri dhe muret rrethuese prej guri janë elementët dekorativ të arkitekturës korçare që vijnë në marrëdhënie simbioze me vilat e Belvedere Korça për të gjithë ata që duan stilin klasik të jetesës.
Një ndër avantazhet e kompleksit është pozicioni strategjik pranë parkut Rinia, fare pranë pikave kryesore të qytetit si Bulevardi Republika, Stadiumi Skënderbeu, dy shkolla të mesme dhe Universiteti Fan Noli. Vilat kanë pamje nga mali i Moravës dhe qyteti i Korcës, me dhoma elegante, stil unik, ambient të gjelbëruar dhe garantojnë privatësi dhe siguri absolute.
Një tjetër element i rëndësishëm është gjithashtu mirëmbajtja dhe mundësia e shfrytëzimit gjatë gjithë vitit.
Nisur nga sa më sipër blerja e një vile në të vetmen rezidencë malore në Shqipëri është një investim me vlerë për disa arsye. E para mund ti dhuroni vetes komoditetin e jetesës në një ambjent elegant në mes të gjelbërimit dhe në një prej qyteteve më të bukura të Shqipërisë. E dyta mund ta shfrytëzoni si një mundësi investimi përmes programit të qiradhënies duke siguruar të ardhura shtesë. E treta me ofertën më të re nga Belvedere Korça investimi në këtë kompleks është edhe më i prekshëm pa qenë nevoja për kolateral. Mjafton të paguani 10% të shifrës në këstin e parë, dhe këstet e tjera nga 1,5% në muaj për 5 vjet.
Tashmë edhe Korça ofron mundësi për të investuar në pasuri të patundshme duke u kthyer së fundmi në një treg konkurues në këtë sektor si një mundësi investimi në një zonë malore.