02.09.2023 - 10:15
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të presë me ftesë të tij në Tiranë, në një vizitë shtetërore më 4 dhe 5 shtator homologen e tij kosovare, Vjosa Osmani.
Në kuadër të kësaj vizite, Presidenca ka zbardhur axhendën e këtij takimi.
AXHENDA
04 shtator 2023
10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.
11:40-12:05 Konferencë për shtyp e dy presidentëve.
Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.