MENU
klinika

Shënohet niveli më i lartë nga 2018

OPEC, rekord të ri për prodhimin e naftës në gusht

02.09.2023 - 11:03

Prodhimi i naftës të OPEC është rritur këtë muaj në nivelin më të lartë që nga 2018 pasi prodhimi libian u rikuperua dhe eksportet jugore të Irakut arritën një rekord, megjithëse një reduktim në dërgesat iraniane për shkak të sanksioneve të SHBA kufizoi rritjen.

Organizata prej 15 anëtarësh e Vendeve Eksportuese të Naftës ka prodhuar 32.79 milionë fuçi në ditë në gusht, 220 mijë fuçi më shumë nga niveli i rishikuar i korrikut dhe më i larti i këtij viti.

Në qershor, OPEC, Rusia dhe vende të tjera jo-anëtare ranë dakord të rikthehen në përputhje 100% me reduktimet e prodhimit të naftës që filluan në janar 2017, pasi muaj të tërë nënprodhimi në Venezuelë dhe gjetkë e shtynë aderimin mbi 160%.

Eksportuesi kryesor, Arabia Saudite, që premtoi një rritje “të kontrolluar” të prodhimit të saj, tha se vendimi do të përkthehej në një rritje prej rreth 1 milion fuçi në ditë.

Megjithatë, respektimi nga ana e OPEC i objektivave të furnizimit është rritur në 120% qind në gusht nga 117% e rishikuar në korrik, sepse fuçitë shtesë nga Arabia Saudite dhe vendet e tjera nuk kompensuan plotësisht humbjet nga Irani dhe rënien e prodhimit në Venezuelë dhe Angola.

Rritja më e madhe e furnizimeve këtë muaj ka ardhur nga Libia, prodhimi i së cilës mbetet i paqëndrueshëm për shkak të trazirave.

Rritja e dytë më e madhe erdhi nga Iraku, ku eksportet e jugut arritën një rekord të lartë. Dërgesat u rritën gjithashtu nga veriu, duke e lënë Irakun si anëtarin më pak të përputhshëm të OPEC-ut në gusht sipas sondazhit.

Arabia Saudite, pas një rritjeje të madhe në prodhimin e qershorit, me sa duket u tërhoq nga planet për një nxitje të mëtejshme në korrik dhe shkurtoi furnizimin muajin e kaluar në 10.40 milionë fuçi në ditë. Oferta është rritur deri në 10.48 milionë fuçi në ditë në gusht, zbuloi sondazhi, ende më e ulët se 10.60 milionë fuçi në ditë e muajit qershor.