MENU
klinika

Deklarata

‘Do ketë protesta dhe në janar’, Rama-studentëve: Si të doni

19.12.2018 - 12:18

Në një kohë kur sot disa fakultete publike në Tiranë dolën në një përfundim se protestat do të vijojnë në janar, vjen një përgjigje nga kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit gjatë një takimi me studentë në Universitetin e Vlorës tha se studentët mund të bëjnë çfarë të duan, por nevojitet dialog për zgjidhjen e 8 pikave.

Jam shumë dakord që në fillim tarifa, do të, dhe duhet të paguhet në shteti. Nuk do ulet. Tarifa është kosto. Buxheti i shtetit, taksapaguesit e këtij vendi do të paguajnë një pjesë të tarifës tuaj. Është 25 përqind e kostos. Kur flasim për shërbime më të mira, ato krijohen me para. Edhe për ata me katra do të paguaj shteti gjysmën e tarifës. Në janar askush nga ju s’do të paguaj siç paguante. Qeveria nuk mund të marrë përsipër që të marri lekët dhe t’ja japi atyre. Për ti dhënë një start të barabartë, mendoj se atyre me 9-10, ti paguhet tarifa 100 nga shteti dhe ti jepet edhe një bursë. Atyre që janë me 8-9 ti paguhet 75përqind, ata që janë me 6-7 një pjesë dhe ata që janë me 4 ti paguajnë vet. Sa për ato historitë, që në janar do dalin prapë, ju bëni si të doni. Ne do t’i përgjigjemi të 8 pikave, ndaj duhet dialogu. Shumë gjëra që thonë s’janë të 8 pikat, por duhet të adresohen. 

Sot do publikojmë edhe on line gjithë ecurinë e kësaj pune. Do të jetë një pakt për universitetin me studentët e pedagogët, bashkë. Unë besoj së Shqipëria bëhet se unë ndryshe nuk do isha këtu. E mbani mend Vlorën? Kështu mund të ndryshojë edhe jeta juaj, por jo merr megafonin e bërtit. Duhet të kontribuosh, të jenë gjërat e qarta. Si plotësohen pikat duke thënë po. Unë po kam thënë. Kush thotë mi bëj 8 pikat ose unë rri në rrugë, s’di c’do të thotë cfarë është puna. Për tarifat është e qartë në janar nuk do paguani, gjysmën e tarifës tuaj do e paguajë qeveria, për të gjithë njësoj pa dallim. Në Vitin e ri akademik do ketë shkallëzim meritokratike.

Përmirëso notën merr kontributin e qeverisë, s’e përmirësove notën bjeru në qafë prindërve. Është një sistem i tërë që duhet ndryshuar hap pas hapi. Pas shkollës së mesme vijojmë kolegj profesionale. Ku do shkojë pasi të mbaroj shkollën? Kjo është pyetja më e rëndësishme, me të drejtë ankoheni. Por kur nuk e kupton pse ka ndodhur.. Duhet organizim i brendshëm por kjo kërkon kohën e vet. Si bëhen këto, sigurisht me taksa. Por ata që s’paguajnë ankohen më shumë. Kur them taksa kam parasysh taksën mbi rrogën e cila deri në 1.5 ml të vjetra shkon deri në 10% kur rajoni e ka 10 % që ke 300 mijë lekëshi ( të vjetra). Këtu akoma numërohet taksë, pagesa e dritave, drita nuk është taksë. Thënë këto është e rëndësishme të marrim angazhime konkrete.” tha Rama. 

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!