MENU
klinika

CMG

Tregëtia e shërbimeve, motor i ri i tregëtisë globale

03.09.2023 - 13:08

Vitet e fundit, tregtia e shërbimeve është bërë një motor i ri i tregtisë globale. Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) parashikon se deri në vitin 2040, tregtia e shërbimeve do të përbëjë 50% të tregtisë globale. Nuk është e vështirë të kuptohet pse Panairi Ndërkombëtar i Tregtisë së Shërbimeve i Kinës të këtij viti tërhoqi më shumë se 2.400 kompani për të marrë pjesë në ekspozitë me prani fizike. Si vend i ftuar i nderit i edicionit të këtij viti Britania dërgoi delegacionin më të madh të biznesit në Kinë në katër vitet e fundit.

Të dhënat nga Ministria e Tregtisë e Kinës tregojnë se vëllimi total i importit dhe eksportit të shërbimeve të Kinës në vitin 2022 do të jetë gati 6 trilion juanë, duke u renditur i dyti në botë për nëntë vite në radhazi. Ekspozues brenda dhe jashtë Kinës morën pjesë aktivisht në ekspozitë dhe gjëja e parë që panë ishin mundësitë e reja të ofruara nga tregu në shkallë jashtëzakonisht të gjerë dhe përmirësimi i vazhdueshëm industrial i Kinës.

Për sa i përket importeve të shërbimeve, analistët parashikojnë se përqindja e shpenzimeve për konsumin e shërbimeve të banorëve urbanë dhe ruralë të Kinës do të rritet nga 43.2% në vitin 2022-in në rreth 50% në vitin 2025, gjë që do të sjellë një treg të ri konsumi prej rreth 10 trilion juanësh. Sa i përket eksporteve të shërbimeve, bota do të përfitojë gjithashtu nga eksportet e zgjeruara të shërbimeve me njohuri intensive. Në edicionin e panairit të këtij viti, një ekspozues i teknologjisë arsimore në Pekin u shpreh se mezi pret të punojë me homologët e huaj për të promovuar transformimin dixhital të arsimit.

Nga këndvështrimi i tregtisë së shërbimeve dhe bashkëpunimit në industrinë e shërbimeve, Kina vazhdon të lehtësojë aksesin e hyrjes në treg për industrinë e shërbimeve. Në vitin 2022, lista negative për hyrjen e investimeve të huaja do u reduktua në 31 artikuj, duke përfshirë 23 zëra në industrinë e shërbimeve dhe duke zënë 74%.

Në të njëjtën kohë, ndërsa tregtia e shërbimeve është bërë një forcë e re për rritjen ekonomike, njerëzit kanë parë gjithashtu më shumë energji nga CIFTIS-i, e cila është bërë një domosdoshmëri urgjente për zhvillimin e tregtisë botërore të shërbimeve. “Dixhitalizimi, inteligjenca dhe gjelbërimi”, kjo është një përmbledhje e nivelit të lartë të zhvillimit të ardhshëm të industrisë së shërbimeve – tha në videofjalimin drejtuar Samitit presidenti Xi Jinping .Ndër to, teknologjia dixhitale përmirëson tregtueshmërinë e shërbimeve. Në vitin 2022, vlera e import-eksportit të shërbimeve të Kinës përmes dërgesave dixhitale, ka arritur në 2.51 trilion juanë, duke u rritur 7.8%. Panairi Ndërkombëtar i Tregtisë në Shërbime të këtij viti theksoi rolin udhëheqës të inovacionit shkencor dhe teknologjik, duke shfaqur arritje të reja në teknologjinë e çipave, matjen dhe kontrollin kuantik, sensorin në distancë satelitore, inteligjencën artificiale dhe arritje të tjera të reja.

Ky vit shënon 45-vjetorin e Reformës dhe Hapjes të Kinës. Si një platformë e rëndësishme për hapjen e nivelit të lartë të Kinës, Panairi Ndërkombëtar i Tregtisë në Shërbime ka dëshmuar kontributin e Kinës në tregtinë globale të shërbimeve dhe rritjen ekonomike.
Është e parashikueshme që me përparimin e vazhdueshëm të modernizimit të stilit kinez, Kina do të vazhdojë të zgjerojë hapjen e saj të nivelit të lartë ndaj botës së jashtme. Gjatë këtij procesi, do të krijohen më shumë dhe më të mira shërbime kineze, duke sjellë më shumë ndjenjë përfitimi për njerëzit e botës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza/ Cilat punë rrezikohen?

A i kërcënon punonjësit shqiptarë ChatGPT?

Analiza nga "Deutsche Welle"

AI: Sa prapa Perëndimit është Kina?