MENU
klinika

Ja shuma që kanë arkëtuar të kuqtë!

Vit i artë financiar, Partizani mbush xhepat

03.09.2023 - 17:15

Partizani ka mbyllur aventurën në Europë dhe pas kësaj mund të bëjmë një bilanc të përafërt se sa kanë arkëtuar të kuqtë nga shpërblimet fikse që jepen nga bashkia, FSHF-ja dhe UEFA, si dhe nga shitjet.

E pas gjithë këtyre llogarive, mund të themi se financiarisht ky ka qenë viti më i artë ndonjëherë për Partizanin, që ka arritur të arkëtojë në total 3.975 milionë euro, një shifër, që në fillim të sezonit as që ishte menduar.

Siç shihet në tabelën e mëposhtme, rreth 415 mijë euro të kuqtë i grumbullojnë vetëm nga shpërblimet brenda vendit si ekip kampion. Shitjet janë burimi më i madh i të ardhura vepër Partizanin e këtij viti futbollistik.

Xhuliano Skuka ishte arritja e madhe e të kuqve, me dibranin, që u shit për plot 1.4milionë euro te Metzi në Francë. Ndërkohë, “demat” fituan edhe 750 mijë euro nga shitjet e Bitrit dhe Matondos, duke e çuar në 2.15 milionë euro totalin vetëm nga marrëveshjet e transferimeve.

Edhe Europa rezultoi të ishte një “thesar” për Partizanin, pasi të kuqtë arritën të grumbullojnë plot 1.41 milionë euro nga shpërblimet e UEFA-s në këtë rrugëtim, pa llogaritur të drejtën televizive të ndeshjeve në shtëpi.

Shifrat do të rriteshin akoma më shumë po t’i shtonim edhe të ardhurat nga sponsorët dhe shitja e biletave në të gjitha kompeticionet. Duhet thënë se arritja në grupe thuajse do t’i dyfishonte arkëtimet.