MENU
klinika

"Ne do marrim pjesë, do i përgjigjemi pozitivisht ftesës"

Berisha njeh Gazment Bardhin në krye të Grupit të PD

04.09.2023 - 11:30

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njohur Gazment Bardhin në krye të grupit parlamentare të PD-së.

Pas përfundimit të seancës parlamentare, ai tha se i përgjigjet pozitivisht ftesës së Bardhit për të marrë pjesë në takimin e thirrur më 5 shtator.

“Po do të marrim pjesë në mbledhjen e Gazment Bardhit. Ftesën e konsiderojmë hap pozitiv. Do ti mësoni të gjitha në kohën e duhur, i përgjigjemi pozitivisht ftesës”, tha Berisha.

Pjesë nga deklarata:

Sali Berisha: Theksova edhe në parlament, theksoj përsëri se ky parlament është i ngritur mbi krimin, drogën, është parlamenti i vetëm në Europë në të cilin vjedhja, krimi, droga shndërrohen në votë dhe vota shndërrohet në krim.

Është institucion i fatkeqësisë kombëtare, është institucion që të vetmin vendim që ka marrë, ka dyfishuar rrogat e tij, është institucion i cili ka kaluar me dhjetëra vendime të lotuara nga krimi dhe grupet kriminale, është institucion i cili ka bllokuar të gjitha nismat me rëndësi kombëtare. Nuk ka lejuar rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë dhe trojet shqiptare.

Është institucion i cili me qëndrimet e tij, jo që nuk i shërben integrimit, por i shërben dezintegrimit të Shqipërisë në BE dhe e lë në vend numëro. Është institucion i cili siç e dëgjuat përpiqet të përligjë gjithçka antikushtetuese, antiligjore të qeverisë dhe të mbulojë krimet e saj.

Do të merrni pjesë në tryezë nesër?

Sali Berisha: Po do të marrim pjesë. Ne shkojmë aty dhe do të marrim pjesë. Edhe ftesën e konsiderojmë hap pozitiv dhe ne do të marrim pjesë.

Për negociata apo bashkim?

Sali Berisha: Do ti mësoni që të gjitha në kohën e duhur, por ne i përgjigjemi pozitivisht ftesës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Ndarja nga Shqipëria në rrugën e integrimit europian, e gabuar”

Orban: RMV s’duhet ta humbë shpresën për në BE

Itinerari dhe çmimet për 4,000 garues nga Shqipëria dhe bota

Maratona e Tiranës rikthehet me edicionin e 8

"Përplasen shumë aspekte të të drejtës civile"

“Shteti Bektashi, ide fluturake” – Mazi: Cenohet Kushtetuta!

Ligji i miratuar në shkurt nuk ka nisur të zbatohet

Çfarë po ndodh me Lojërat e Fatit?