Kristjan Asllani debutoi më në fund për sezonin e ri me fanellën e Interit në Serinë A. talenti i Kombëtares mori minuta në ndeshjen ndaj Fiorentinës, aty ku Interi arriti të fitonte me rezultatin 4-0.
Në përfundim të ndeshjes, Inzagi u shpreh se i dha minuta Asllanit, pasi është një lojtar që e meriton, duke shtuar se ka shumë besim te ai. Dhe kaq ka mjaftuar, që mediat italiane të “përpilojnë” tashmë listën që Interi do të dorëzojë mbrëmjen e sotme për në Champions.
Asllani ishte në balotazh me Sensin për një vend në listën e Championsit dhe mesa duket e ka fituar këtë duel. Dëmtimet e shpeshta që Sensi ka pësuar në sezonet e fundit, nuk i japin shumë garanci trajnerit Inzagi, kështu që vendin mund ta ketë me shumë gjasa, Asllani.