MENU
klinika

"Milatoviç-Spajiç, marrëdhënie kurrë të mira"

Qeveria e re e Malit të Zi, Nazarko: Shqiptarët votat kyçe

04.09.2023 - 14:24

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në studion e “Ballkan Update”, në ABC News me gazetaren Linda Karadakun, ka komentuar zhvillimet politike në Malin e Zi, krijimin e qeverisë atje.

Siç parashtroi edhe gazetarja, ata që mbesin praktikisht jashtë, janë DPS-ja, ish-partia e ish-presidentit Gjykanoviç, koalicioni ‘Për të ardhmen e Malit të Zi’, që ka parti pro-serbe dhe pro-ruse te përfshira në të, deri tek ‘Ura’ e Dritan Abazoviç. Madje, ka patur edhe protesta në Podgoricë dhe në pjesë të tjera të Malit të Zi, me simbole serbe.

Nazarko ka bërë një lidhje të këtyre zhvillimeve, me takimn e Bledit.

“Në takimin e Bledit, kryeministri në detyrë, Abazoviç, në një fare mënyre u tall, por e diferencoi pozitivisht vendin e vet, nga gjithë zhvillimet e tjera në Ballkan. Ai tha: “Ne jemi vendi i diellit dhe i zbavitjes, urojmë të zgjasë sezoni tuistik që ekonomia të vazhdojë, duke treguar se ne jemi ndryshe nga këta vendet e tjera që zihen, dhe ju lutem na vendosni në shoqëri të mirë që të kemi më shumë sukses, pra na integroni”. Kjo fjali tregon ekzaktësisht si është roli i Malit të Zi në kuadrin rajonal”, tha Nazarko.

Analisti listoi disa nga zhvillimet e fundit që kanë nxitur ndryshime epokale, në Malin e Zi.

“Mali i Zi ka realizuar brenda muajve të fundit, ka shënuar ndryshime të mëdha epokale, i është dhënë fund pushtetit të Gjukanoviç si president, partisë së tij si udhëheqëse e qeverisë, fronti serb është ridimensionuar cilësisht, shqiptarët janë aformuar numerikisht por edhe cilësisht në qeveri por edhe me kryeministrin dhe me poste të tjera dhe të gjitha këto kanë ndodhur shumë qetësisht. Kjo është në një farë mënyre sinteza e zhvillimeve në Mal të Zi”, tha Nazarko.

Sipas tij, “shtytësi” ka qenë kryeministri me origjinë shqiptare, Dritan Abazoviç që analisti e konsideroi ndryshe edhe “promotorin” e “ideatorin” e këtyre ndryshimeve.

Duke bërë një paralele të zhvillimeve të sotme, me ato të 2 viteve më parë, kur u krijua qeveria e Abazoviç, Nazarko tha:

“Prapë shqiptarët në qeverinë e Spajiçit deri sa dime ne me negociatat e fundit, ofrojnë katër votat kyçe për krijimin e kësaj qeverie. Por shqiptarët janë më të ndarë sesa kurrë më pare. Është Gjeloshi që ka dy deputetë, është Nimanbegu me 1 dhe pastaj Zenka që kërcen nga fronti i Gjukanoviçit tek qeveria. Pra katër shqiptarë ofrojnë katër vota që bëjnë 42 për të krijuar shumicën e qeverisë së re të Spajiçit, i cili nuk e ka, megjiathë, sharmin e ndryshimit e rotacionit që e kishte shoku i vet, Milatoviç”.

Po ashtu, ai kujtoi një tjetër zhvillim të ditëve të fundit. Presidenti për herë të parë e ka kritikuar Spajiçin për negociatën, edhe pse fakti që marrëdhënia midis Milatoviç dhe Spajiç nuk kanë qënë dhe aq të mira, nuk ka qenë asnjëherë sekret.

“Ai rikonfirmoi atë që s’ka qënë sekret. U përfshi, shkeli një lloj norme, që presidenti ndërhyn në ritmin e negociatave, cilësinë e tyre, duke kritikuar faktin që këto janë negociata të zhvilluara pa qartësi pa një set parimesh, pa një platformë parimesh të qëndrueshme”, përmbylli Nazarko bisedën për Malin e Zi në “Ballkan Update”.

Pse ka ndodhur kjo?

Spajiçi nuk është ashtu siç është përshkrurar nga Kosova dhe për pasojë nga Shqipëria, si njeri proserb. Serbët, Serbia ka qenë faktor shtetëror që ka prezantuar një pjesë të kritiçizmit, jo të gjithën. Së dyti, Soajiçi, nën ndikimin e amerikanëve me gjasë nuk dëshiron që ta përfshijë Frontin në vijë të parë, duke i dhënë role ministrore, por role të dorës së dytë në qeveri. Këto kanë qenë zhvillime deri dje, por ka një zhvillim tjetër, që mund të jetë realist dhe ndoshta, kjo ka prezantuar daljen e presidentit, që është Milo Gjukanoviç, me partinë e Gjukanoviçit. Përmenda Abazoviçin, çfarë bëri Abazoviçi, para dy vjetësh? Me 4 deputetë, duke përfshirë dhe veten, bëri balancën. U bë kryeminsitër, për shkak se kishte 4 vota: me 4 malazezë i bashkuan pakicat dhe iu afrua Gjukanoviçit, për të krijuar shumicën. Sot, shqiptarët nuk munden ta bëjnë këtë. Sot, shqiptari i ka kthyer kurrizin atij njeriu që e përfshiu në qeverisje.

Dhe çfarë tregon kjo? Që shqiptarët në Mal të Zi, po bëjnë politika të personalizuara, sipas kostumit të liderëve të tyre dhe janë jashtë ndikimit të Shqipërisë. Po supozoj, janë jashtë ndikimit edhe të Kosovës. Dhe kjo është drama më e madhe. Pra, ne sot kemi në Maqedoni, ministrin e Jashtëm i cili, është edhe udhëheqës i OSBE-së. Kemi Shqipërinë që është anëtare e Këshillit të Sigurimit. Pra, kemi shqiptarë që konrollojnë Kosovën, kontrollojnë Maqedoninë dhe nuk përcakotojmë dot fatin e qeverisë së Malit të Zi.

Ndoshta pragmatikisht, mund të ngjajë se zoti Abazoviç, partia e tij, nuk bënë veprimin e duhur duke kritikuar një kryeministër, i cili, duket se do të dalë. Mirëpo, çfarë ka ndodhur, cilat kanë qenë pasojat e asaj kritike?

Unë në qoftë se kam vërejtje, kam vërejtje në këndvështrimin institucional. Pesë ditë para zgjedhjeve, një Kryeministër dhe ministri i Brendshëm përfshihen në zbulimin e këtyre fakteve. Ndërkohë që mund të mos ishte ai i përfshirë, në vetë të parë, mund të ishin institucione të tjera. Por, ka ndodhur që Spajiçi, nuk pati në gjirin e popullsisë malazeze efektin surprizë, efektin rotacion, efektin mobilizues që pati Milatoviçi në zgjedhjet përfundimtare, ku morën pjesë 73 për qind dhe ku u duk shumë qartë, që se 60 për qind që votuan pro; Milatoviçi e personifikonte ndryshimin. Spajiçi edhe për shak të këtij sulmi që përmendëm, populli malazez e kuptoi qartë që ky, nuk e personifikonte ndryshimin dhe për këtë arsye ai është në vështirësi. Nuk e krijon dot qeverinë as me pakicat, por i duhet të kapërcejë, po themi, ylberin dhe eventulisht, ta bëjë me Gjukanoviçin. Gjithë këto zhvillime po ndodhin në momentin kur, amerikanët, me shumë gjasë e mbështesin në emër të stabilitetit, krijimin e një qeverie të tillë. Me gjasë, ndoshta e pranojnë dhe një koalicion të dy partive të para, me kusht që serbët të mos jenë të përfshirë në nivele kryesore.

Ajo që është më interesante, është se në Malin e Zi pritet të vijë një ambasador shqiptar, gjithashtu. Është shqiptar i Maqedonisë dhe Mali i Zi, mbetet praktikisht, pa ambasador amerikan. Pra, gjithë zhvillimet në Ballkan, prandaj e bëra edhe atë parantezë që ne duhet të heqim dorë nga snobizmi profesional, për të ecur zhvillimet në rajon. Por edhe Shqipëria duhet të jetë më proaktive, sepse siç e treguan zhvillimet në Mal të Zi, ku edhe edhe Abazoviçi, nuk u rikonfirmua si kryeministër, për një votë. Sot jemi në të njëjtën situatë dhe mungon koordinimi. Sot, shqiptarët kanë në dorë qeverinë e Malit të Zi, ndërkohë që mungon koordinimi. Sot, shqiptarët në rajon janë në pikën më të ulët, me përjashtim të marrëdhënieve Shqipëri – Maqedoni, nuk kanë koordinim. Dhe për ta përmbyllur: pse Daçiç, që është një provokator i hidhur, tha që ju jeni të rrethuar nga shqiptarë… shqiptarë të Maqedonisë, shqiptarë të Malit të Zi… Kjo forcë e demografisë, nuk po përkthehet në forcë politike përcaktuese.

Përsa i takon faktit, se ministrja e Jashtme franceze nuk është takuar nga rajoni as me Abazoviçin, as me Kurtin dhe as me Gërvallën, Nazarko shprehet se ishte në padijeni për ministren e Jashtme franceze.

Abazoviç, parë së jashtmi është një Kryemninistër në detyrë, pra nuk përfaqëson vijimësinë… me gjasë, nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme – ajo ka një shpjegim, por që nuk është takuar Kurti, që nuk është takuar Gërvalla është diçka për t’u shqetësuar. Ashtu siç është për t’u shqetësuar kjo qasje që po merr dhe në fakt, politika e jashtme kosovare, në fakt është politikë e brendshme. Këto veprime, veçanërisht ato në veri, se për dialogun mund të thuash që zoti Kurti ka luajtur përgjithësisht mirë, po rritin kuotat në politikën e brendshme. Pra, ai ka arritur objektivat e politikës së brendshme, duke pasur shumë popullaritet. Kurse në pikëpamjet e poltikës së jashtme, thjesht dhe vetëm është duke dobësuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

Lidhur me raportin real, të Shqipërisë dhe Greqisë përballë çështjes “Beleri”, ku Kryeministri Rama është shprehur për mediet greke, në dy intervista, Nazarko thekson:

Greqia është pak më e sofistikuar sesa thjesht ballkanike. Greqia e shtron çështjen “Beleri” në këndvështrimin e të drejtave kushtetuese. Pra, ajo thotë që sa kohë që prezumimi i pafajësisë është parim i vlefshëm, sa kohë që ai nuk rrezikon të dëmtojë provat, apo të kërcënojë dëshmitarët, ai dhe mund të betohet. Pastaj, në qoftë se dënohet me formë të prerë, ai mundet ta humbë mandatin. Greqia bën një lojë më të sofistikuar se kaq. Ajo që del nga kjo intervistë, përveç zutjes retotike, Rama insiston që të blejë kohë… kjo është cilësia e parë. Duke e lënë të kuptojë se, vetëm kur të këtë vendim të formës së prerë, diçka që s’e kemi bërë me të tjerët, siç ka bërë rastin e Dibrës. Ndërkohë, ajo që mua më habit është që, nuk kanë dalë zëra autoritarë nga Shqipëria, apo të lobuar nga Shqipëria, të cilët, të afrimojnë të vërtetën tonë.

Cila është e vërteta jonë?

E vërteta është dosja e Belerit, çfarë është Beleri edhe për të drejtën greke. E kanë bërë përfaqësues të opozitës greke, që kanë treguar se ky është një njeri i dënuar për përfshirjen në masakrën e Peshkpisë, një akuzë e transformuar më vonë, në një akuzë për kontrabandë armësh. Ne nuk e kemi bërë këtë. E dyta, zoti Mitsotakis, me të cilin Rama luan me elegancë, po riaktivizon një çështje të tij, për ta dobësuar pozitën negociale të Shqipërisë në rajon. Ne jemi në mbrojtje, në kohën kur Greqia ka gjetur një kënd që është shumë efektiv… Kush e nënvlerëson qasjen greke, gabon.

Intervisten e plotë video, e gjeni ketu: