Ish-sulmuesi i njohur francez, Robert Pires, ka sulmuar ish-dyshen e PSG-së dhe Barcelonës, Mesin dhe Nejmarin.
Të dy ata u larguan mes shumë kritikave nga kryeqyteti francez, nga i cili nuk u respektuan ashtu siç donin.
Për këtë, Pires nuk është kursyer aspak ndaj brazilianit dhe argjentinasit, duke thënë se ata nuk mund ta përballojnë dot presionin.
“I quaj ‘qaramanë’. Nëse je profesionist duhet të dish si ta përballosh presionin. Kur ti je mirë atëherë merr meritat që të takojnë dhe kur nuk je atëherë është pjesë e lojës. Të gjithë ne jemi kritikuar, unë i pari. Kur arrita te Arsenali, të tjerët thonin: ‘Kush është? Ka ardhur për të zëvendësuar Overmars, ta shpif’. Gjithsesi unë punova fort dhe çdo gjë mu shpërblye”, përfundoi Pires.