MENU
klinika

Marrëveshja mes dy vendeve, e suksesshme

Sa shqiptarë janë deportuar nga Britania e Madhe? Ministri i Emigracionit bën bilancin

05.09.2023 - 20:26

Ministri anglez i Emigracionit, Robert Jenrick, bëri këtë të martë në parlament një deklaratë për emigrantët e paligjshëm që vijnë nga Shqipëria.

Jenrick tha se që nga marrëveshja që Anglia arriti me Shqipërinë në dhjetorin e vitit të kaluar, janë kthyer mbrapsht 3.500 emigrantë shqiptarë.

Për pasojë, sipas tij, ka një rënie të ndjeshme me 90% të shqiptarëve që arrijnë në Britaninë e madhe në mënyrë ilegale, raportojnë mediat e huaja.

Deri më tani, gjatë këtij viti janë kthyer 12.600 emigrantë të paligjshëm. Kjo shifër, është 75% më e lartë se e njëjta periudhë e një vitit të shkuar, raportoi ministri anglez i Emigracionit.

Ai tha se avokatë që do të zbulohen duke mësuar emigrantët se si të qëndrojnë në vend me histori të rreme do të përballen me një dënim deri në burgim të përjetshëm.

“Muajin e kaluar ne shpallëm Task Forcën Profesionale, e cila do të rrisë masat përmbarimore kundër atyre avokatëve dhe përfaqësuesve ligjorë, të cilët ndihmojnë emigrantët të abuzojnë me sistemin e emigracionit. Ata avokatë që do të zbulohen duke mësuar emigrantët se si të qëndrojnë në vend me histori të rreme do të përballen me një dënim deri në burgim të përjetshëm. Që nga marrëveshja jonë me Shqipërinë në dhjetor të vitit të kaluar, ne kemi kthyer mbi 3500 emigrantë në javë. Ne kemi parë një ulje prej më shumë se 90% të numrit të shqiptarëve që vijnë ilegalisht. Deri më tani këtë vit ka pasur mbi 12,600 kthime, me kthime në gjysmën e parë të këtij viti 75% më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, tha Jenrick.

Jenrick gjithashtu tha se këto ndryshime ndjekin Aktin historik të Migrimit të Paligjshëm, i cili, së bashku me Partneritetin e tyre Ruandën, do të sjellë ndryshime vendimtare për të hequr të gjitha stimujt që njerëzit të bëjnë kalime të paligjshme nga Franca.

“Natyrisht, këto ndryshime ndjekin Aktin historik të Migrimit të Paligjshëm, i cili, së bashku me Partneritetin tonë me Ruandën, do të sjellë ndryshimet vërtet vendimtare të nevojshme për të hequr të gjitha stimujt që njerëzit të bëjnë kalime të paligjshme nga siguria e Francës”, tha Jenrick.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu