Stefi Prifti ka rigjetur dashurinë 7 vite pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes së tij, Marina, në moshën 45-vjeçare.
Ai konfirmoi romancën e re me anë të një postimi në rrjetet sociale në ditën e lindjes së tij, ku publikoi foto teksa mban dorën në këmbën e partneres, por pa i zbuluar identitetin.
“Ditëlindja ime këtë vit ka një ndryshim madhor… Me vajzat e mia dhe njerëzit e mi te familjes e kam ndare prej disa kohesh. Është momenti ti paraprij unë personalisht këtij ndryshimi ne jetën time. Për miqtë dhe njerëzit qe na duan dhe respektojnë e pashe te arsyeshme te bej këtë postim ne këtë dite te shënuar… ne ditëlindjen time”, shkroi këngëtari.
I ftuar në emisionin “Rudina”, ai ka rrëfyer detaje nga njohja me partneren misterioze. Stefi Prifti tregoi se u njohëm përmes një telefonate pune dhe më pas lindi dashuria mes tyre.
“As nuk e kërkova, as më kërkoi… Në kuptimin që nuk u njohëm as në koncerte, as në club-e, as në bare, por u njohëm përmes një telefonate pune, prej së cilës rrodhën disa telefonata të tjera dhe mua m’u krijua një emocion, një ndjesi për zërin, mënyrën e komunikimit, edukatën. Këto ishin elementët e parë që krijuan këtë lidhje. Kishin kaluar 7 vite nga humbja e bashkëshortes, jeta kështu është. Vjen momenti, janë gjëra personale, njeriu do të vendosë nëse do të qëndrojë vetëm për gjithë jetën, apo do krijojë një marrëdhënie tjetër. Unë nuk e kërkova, as vajza me të cilën jam e lidhur”, tregoi ai.
Këngëtari thekoi se dy vajzat e mirëpritën partneren e tij dhe mënyra se si ato do e prisnin ishte një problem shumë i rëndësishëm për të në momentin kur i’u desh të vendoste.
“Pata mirëkuptimin e vajzave të mia, sepse ky ishte një problem shumë i rëndësishëm për mua, në atë moment kur m’u desh të vendosja. Por gjeta mirëkuptimin e tyre, pasi ato e njohën nga afër, kontaktuan me të, biseduan, qëndruan gjatë, kështu që ndihem shumë mirë për këtë”, tha ai.
Teksa refuzoi t’i zbulonte emrin, i pyetur pse e mban të fshehtë identitetin e saj, Stefi Prifti u përgjigj: “Do e tregoj kur të vijë momenti.”