Babai i 12-vjeçares, e cila u gjet e vetëvarur në kasollen e bagëtive të imta pranë banesës, ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë në fshatin Buzaishtë të Pogradecit më 22 Gusht.
E mitura u gjet pa shenja jete nga gjyshja e saj, e cila tregoi se 12 vjeçaren nuk e kishte parë të mërzitur.
Babai i të miturës: “Kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me vajzën, nuk e di si nuk e kuptova këtë gjë. Për rritjen e saj kam pasur edhe ndihmën e bashkëshortes. I thërriste “mami”, ishte dëshirë e saj.
Bashkëshortja ime nuk e ka kërkuar vajzën, nëse do ta kishte bërë do e kishte takuar.
Në muajin prill më merr kryetari i komunës më thotë që donte të takonte vajzën. I thashë do e takojë në prani të të gjithëve sepse s’doja ti lija vetëm, kishin kaluar 7 vite.
Vajza nuk ishte e emocionuar, s’donte ta takonte. Por doli për ta takuar 5 minuta. Për arsyet se “pse iku më la, pse s’më takoi gjithë këto vite”.
Njëherë më mori në telefon në fillim i thashë me mua s’ke punë me vajzën takohu sipas datave të gjykatës.
Edhe pse gjykata ia la vajzën nuk erdhi ta merrte, edhe kur iku e la këtu vajzën.
U ndamë sepse ajo donte të jetonte diku tjetër, ishim adoleshentë të dy.
Ishte 2-3 muajshe shtatzënë kur iku herën e parë. Ajo erhdi kur vajza ishte shtatzënë, ishte tek xhaxhai i saj që unë e kam burrë halle. Erdha nga Greqia ti takoj dhe pasi mora vajzën në krahë, pas 2-3 ditësh u kthye në shtëpi.
Nuk e di arsyen përse ajo u largua.