MENU
klinika

Gjeneral ® Piro Ahmetaj

6 betejat e humbura dhe fundi turpërues i luftës së Rusisë-Putiniste

06.09.2023 - 18:16

Gjeneral ® Piro Ahmetaj: 

Në kapacitetin e ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s, kam vijuar të ndjek me interes të shtuar mbi 550 ditë luftime të përgjakshme në fushbetejën e/për Ukrainës/n. Në të njejtën kohë kam ndarë/publikuar disa 10-ra vlerësime strategjike jo vetëm në median brënda/jashtë vendit por edhe me koleg/peronalitete të sigurisë në konferenca dhe panele diskutimi të Këshillit të Atlantikut dhe Institutit të Luftës në Washington; Bruksel, Qëndrën Marshall, Gjermani, Londër, Paris, Sofie, Prishtinë, Kolegjin e NATO-s Romë, etj.

Nga ana tjetër, pa pretenduar kurrësesi të “privatizoj të vërtetën shteruese” kam refuzuar me vetëdije të bëhem pjesë e “tallavasë egocentrike“, pasi, kurrësesi nuk kam kohë të shpërdoroj me shterpësinë e mendimit të “kuvendarëve të emëruar“; dalldisjet e analistëve të gjithëditur dhe rambo-sekserëve të vetë-(de)graduar Gjeneral, që turfullojnë nëpër banaqe mediatike për skenarë, avion, tanke, trashe, “bunkerë, atomik, rezerva strategjike dhe ditët e qametit“,  duke e shpjeguar kështu, “luftën jo vetëm për Ukrainën” me konceptet e Luftës së Dytë Botërore; të luftës së ftohtë, fushatave të Carit, në mos të kohës se gurit!

Po ashtu, pas 18 muajsh do duhet risjell në vetëdijen publike, se udhëheqës të deformuar nga paranojat e (mbi) pushtetit dhe nostalgjik të “lavdisë së ushtrisë së kuqe” në Kremlin dhe jo vetëm; politikanë të korruptuar dhe kamikazë anti-perëndimorë si dhe sekserë të interesave të oligarkisë (përfshi në Shqipëri), e mbivlerësuan fuqinë ushtarake të Rusisë me peshoren tradicionale [numur tankesh; Mig/29 (pothuaj ekuivalent me F-35); numër mbushjesh/armë bërthamore, strategë mëndje-ndryshkur, etj]. Për pasojë parashikuan skenarin më ogurzi: “në mos punë javësh, maksimumi 3 muaj Rusia do ta celebronnte me lule, këngë dhe valle fitoren e lavdishme të pushtimit të Ukrainës si dhe triumfin ndaj NATO/BE.

Por falë gjakut, rezistencës heroike të Ukrainës martire si dhe mbështetjes së pakushtëzuar të Aleancës Euro-Atlantike, asgjë nga këto nuk ndodhi.

Për ta thënë edhe më qartë, në vijim po paraqes: “6 betejat e humbura si dhe fundin turpëruese të Luftës që e pret Rusinë-Putiniste:

Beteja e humbur nr.1: ka dështuar për të pushtuar për 3 muaj Ukrainën (as me tanke dhe raketa as me lule dhe valle), as deri në 9 Maj 2022, as mbas 18 muajsh, as nuk e ka për ta zhvilluar kurrë paradën e fitores madhështore në Kiev. Pra nuk ka mbetur më asnjë pikëpyetje, madje as në Kremlin që e ka humbur këtë betejë/objektiv strategjik.

Në të kundërt, mbas më shumë se 18 muaj jo vetëm që nuk ka arritur këtë objektiv, por është futur i rraskapitur në llogoret e Zaporizhia, Oblast, Klishchiivka, Bakhmut, etj duke lënë në fushëbetejë: “rreth 30% të territoreve të pushtuara dhe të shpallura me referendume si pjesë të Mëmës-Rusi; 250 mijë të vrarë; më shumë se 5 Trilion € kosto e luftës, ose mbi 3 here më shumë se Prodhimi i Përgjithshëm Neto i Rusisë (1.8 trilion € për 2022); duke rënuar kështu rëndë moralin e ushtrisë”!

Nga ana tjetër, duhet theksuar  edhe më qartë se pavarësisht fushatave të dëshpëruara si shtet terrorist ndaj popullsisë civile, Spitaleve,  Hidrocentraleve, tubacionit ndërkombëtar të amoniakut;  avantazheve nga mbrojtja në bunkere/transhe për të penguar kundërofensivën e Ukrainës, Rusia ka dështuar jo vetëm për të arritur këtë objektiv strategjike (pushtimin) por bashkë me të ka humbur edhe inisjativën strategjike dhe epërsinë operacionale në fushëbetejë.

Beteja e humbur nr.2: Rusia e ka humbur betejën për të sfiduar fuqinë ushtarake të NATO-s, si dhe për të kërcënuar kufijtë, interesat dhe vlerat Euro-Atlantike.

Në të kundërt, lufta jo vetëm e forcoi solidatitetin/mbështetjen për Ukrainën dhe kohezionin mes vendeve të NATO-s, por edhe i zgjeroi kufijtë e Aleancës.

Më konkretisht, NATO u zgjerua me Finlandën dhe së shpejti me Suedinë, pra arriti ne 32 ose 2 fishin e vendeve që trashëgoi nga lufta e ftohtë (16 vende deri 1990), ndërsa statusi Ukrainës në Samitin e fundit në Lisbonë, u ri-konfirmua/rrit në nivelin e “Komitetit NATO – Ukrainë” ose e thënë ndryshe me afër së kurrë pranë anëtarësimit.

Mbas 550 ditë luftimesh të përgjakshme është vërtetuar, (ndoshta me 2-3 përjashtime nga aktorë kontravers pa intuitë strategjike), se Rusia-Putiniste e ka humbur po ashtu betejën dhe shpresat për të minuar kohezionin mes NATO-s dhe BE, duke përdorur “gazin si armë gjeopolitike” apo duke kërcënuar (si shtet terrorist) me fuqinë bërthamore !

Në planin e mbështetjes ushtarake, deri aktualisht në terren kanë mbritur mbi 95 % e paketës së armatimeve të gjeneratës së fundit nga SHBA, UK, Gjermania dhe nga pothuaj të gjitha vendet e NATO-s (tanke Abrams, Challenger, Leopard, sistemeve Patriot, Dronë Bajraktar, Avion dhe helikopter luftimi, municione artilerie, etj), si garanci për të mbështetur kundërmësymjen e fitores së merituar të Ukrainasve, por dhe të mbështetur dhe e bekuar nga Perëndimi

Beteja e humbur nr. 3: është vetë-diskredituar dhe ka humbur betejën për të tronditur rendin dhe mekanizmat e sigurisë globale.

Që në krye të herës, por edhe në mbi 18 muaj luftime, vërtetuan se agresioni ushtarak i Rusisë Putiniste, nuk ishte vetëm kundër sovranitetit të Ukrainës por edhe: “kërcënim serioz ndaj rendit global të sigurisë, kufijve të demokracisë, si dhe ndaj interesave dhe vlerave Trans-atlantike (USA/UN/UK/NATO/BE)”.

Në të kundërt, Rusia-Putiniste gjendet sot më e izoluar dhe më e diskretituar se asnjeherë më parë në historinë e saj. Nga 195 (përfshi Kosovën) vetëm 4 shtete (Koreja e Kim-Jongut dhe 3 shtete terroriste të Afrikës) e njohën këtë aventure neo-naziste. Po për shkak të kësaj lufte rrezikon potencialisht përjashtimin nga 5-shja vendimarrëse e Këshillit të Sigurimit/OKB si dhe është lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare është lëshuar “urdhër arresti për krime lufte” ndaj Putinit dhe më tej për listën e Gjeneralëve dhe oborrtarëve zullumqare rreth tij.

Beteja e humbur nr.4: jo vetëm është “zhgënjyer” por ka mbetur e turpëruar për të tërhequr Pekinin zyrtar në një aventur gjeostrategjike si dhe përfshirë Kinën në hapjen e një fronti të ri lufte ndaj Taivanit, dhe ndoshta jo vetëm.

Në të kundërt, që në fillim të kësaj ndërmarrje kriminale (Shkurt 2022),  edhe pse Kina ishte kundër sanksioneve ndaj Rusisë, me qetësinë tipike Aziatike mori refuzimin diplomatik të Pekinit (Ambasadori Kinës në OKB e quajti Luftë këtë rast).

Po ashtu, është fakt që në 18 muaj,  Kina nuk i ka dhënë asjë premtim dhe as mbështetje me programe dhe armatime ushtarake Rusisë, si dhe së fundmi e paralajmëroi fort Moskën Zyrtare për mos-vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi, etj,

Kështu, dështuan me turp llogaritë/zvarritja djallëzore e pinjollit të KGB-së (Putinit), dhe bashkë me të, “obortarët e diplomacisë dhe gjeneralët e lemerisur” nga Putini, të cilët nga “deliri fitores së padiskutueshme” as nuk e kishin konsideruan që “Kina nuk bën lojën e askujt kur vjen fjala për interesa gjeostrategjike dhe gjeopolitike, por edhe nuk mund të jetë kurrësesi aleate e natyrshme me Rusinë në luftën kundër USA dhe BE”.

Beteja e humbur nr.5: megjithë perden e hekurt staliniste, Putinistët e kanë humbur edhe betejën për të mbajtur kohezionin dhe krenarinë perandorake të kombit Rus.

Në të kundërt, 250 mijë të vrarë në fushbetejë; me shume se 5 Trilion € kosto 550 ditë/natë lufte, ose mbi 3 here më shumë se Prodhimi i Përgjithshëm Neto i Rusisë (2022 = 1.8 trilion €); ka leqendisur jo vetëm moralin e ushtrisë, epërsinë operacionale,  iniciativën strategjike por edhe rolin dhe peshën gjeopolitike të kombit Rus.

Ndoshta për “merit të armës  bollshevike të disinfornimit” është krijuar një mjegullnajë rreth shpërdorimit (si limon i shtrydhur) të mercenarit/terrorist të salçiçeve (Progozhin),4 si ndër përpjekjet djallëzore të Putinit për të rikuperuar kohezionin e kombit si dhe moralin e rrënuar të ushtrisë. Nga ana tjetër, Moska premtom se do të rekrutojë edhe 420 mijë rezervistë për në vijën e trasheve/frontit deri në fundin e vitit, ose në palcën e dimrit 2023.

Beteja e humbur nr.6: e përsëris se fatmirësisht Rusia – Putiniste jo vetëm ka humbur edhe betejën për të ndezur një front të ri lufte duke frymëzuar grupet kriminale, axhendën e politikanëve të korruptuar si dhe ekstremistët e tipit Dodik në Ballkan, apo për të ricikluar oshilacionet e Beogradit zyrtar duke kërcënuar “deri me agresion ushtarak nën ispektimin e Ambasadorit Rus në Serbi …”, jo vetëm kundër sovranitetit teritorial të  Kosovës, por edhe kundër prezencës së NATO/KFOR-it me mision atje … ?

Në përmbyllje e përsëris edhe më fortë se dështimi në 6 betejat e sipërpërmendura janë vetëm fillimi i rrokullimës drejt humbjes turpëruese të luftës që e pret Rusinë – Putiniste.

Konsideruar në këto, jam i bindur se, bashkë me humbjen turpëruese të Luftës për pushtimin e tërësisë territoriale të një vendi sovran/Ukrainës, Rusia do të diskretitohet për rolin dhe peshën gjeopolitike në Botë, përfshi Ballkanin perëndimor,

Në shtesë, në cilësinë e ekpertit të sigurisë kombëtare, do t’i këshilloja faktorët me peshë politike si dhe aktorët shtetërorë të Tiranës Zyrtare që: “humbja turpëruese e luftës, kolapsi ekonomik dhe diskretitimi  ndërkombëtare, përfshi në Ballkan që e pret Rusinë-Putiniste, mbetet një rrethanë e favorshme gjeopolitike në dobi të faktorizimit të RSh në tavolinat e vendimarrjeve të mëdha (SHBA/NATO/UN) si dhe për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat mbarëKombëtare në Rajon, Mesdhe, etj“!

* Ekpert për SK, Rajonin dhe NATO,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut

Anëtar i Bordit “Istrael House”, si dhe Ish:

Këshilltar i Presidentit & Zv/ShShPFA,

Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.