MENU
klinika

Më në fund!

Sophie dhe Joe flasin publikisht për divorcin e tyre

07.09.2023 - 11:49

Aktorja britanike Sophie Turner dhe këngëtari amerikan Joe Jonas janë duke u divorcuar. Ato kanë postuar të njëjtin njoftim në profilet e tyre personale në Instagram, duke iu drejtuar fansave dhe publikut.

“Pas katër vitesh të mrekullueshme martesë, ne vendosëm së bashku, miqësisht, të ndaheshim. Ka thashetheme të ndryshme për arsyet [për ndarjen], por në të vërtetë ky është një vendim i ndërsjellë dhe ne sinqerisht shpresojmë që të gjithë mund të respektojnë dëshirat tona për privatësi, për ne dhe fëmijët tanë”, thuhet në deklaratën e shkurtër.

Sipas informacioneve që u bënë të ditura, ish-çifti prej disa kohësh jetonte në shtëpi të ndara, ndërsa Joe Jonas bëri kërkesën për divorc, duke u shprehur se lidhja e tyre është prishur aq shumë sa martesa nuk mund të vazhdojë. Së bashku ata kanë dy vajza, për të cilat Jonas kërkon kujdestarinë e vetme.

Çifti u njoh për herë të parë përmes mesazheve në Instagram në vitin 2016. Një vit më vonë, erdhi propozimi për martesë. Çifti u martuan në një ceremoni surprizë në Las Vegas.

Në vitin 2020 ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një vajzë që e quajtën Willa. Fëmija i tyre i dytë erdhi dy vjet më vonë, në korrik 2022.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN