MENU
klinika

Mund të sjellë një katastrofë

Alarm në Greqi! Rrezikohet çarja e digave

08.09.2023 - 12:47

Etmond Guri, përfaqësues i komunitetit shqiptar në Greqi tha në një intervistë se në Greqi rrezikohet çarja e digave për shkak të përmbytjeve.

Ai shpjegoi se situata është shumë e rëndë dhe vetë kryeministri Mitsotakis ka monitoruar operacionet e shpëtimit.

“Siç përllogaritet aktualisht, pasi nuk kemi një shifër zyrtare, flasim për dëme që kalojnë 15 apo 20 miliardë euro pasi kemi një zonë të tërë që është tashmë nën ujë, madje ditën e sotme kanë shprehur frikë sepse lumi që prek Larisën e ka rritur shumë nivelin e tij. Prurjet e tij kanë arritur në masën 9-9 metër e gjysmë dhe ka frikë se mund të thyejë digën dhe nëse ka çarje apo thyerje të digës, flasim pastaj për një katastrofë edhe më të madhe dhe fatkeqësisht mund të kemi rrezik shumë të madh për jetë njerëzish,” – u shpreh Guri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dhjetëra të zhdukur dhe qindra shtëpi nën ujë

Stuhia “Daniel” godet Greqinë, shkon në 6 numri i viktimave!


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi