MENU
klinika

116 milionë euro të hedhura në kosh

Lionel Messi driblon turpshëm yllin e ri të Chelsea

08.09.2023 - 16:41

Kombëtarja e Argjentinës i ka nisur me fitoren 1-0 ndaj Ekuadorit kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës, që do të zhvillohet pas tre vitesh në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Lionel Messi shënoi në pjesën e dytë (minuta 78), duke qenë vendimtar me golin fantastik nga goditja e dënimit. Veç golit, “Pleshti” ka bërë mirë në fushë gjatë gjithë ndeshjes.

Messi trullosi dhe dribloi turpshëm Moises Caicedon, lojtarin që këtë verë la Brighton në Premier League dhe kaloi te Chelsea për 116 milionë euro, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në Angli.