MENU
klinika

Zhvillimet e fundit në PD

“Mazhoranca rrëzohet nëse lind një opozitë e re”, Spahiu: Berisha dhe Basha janë peng i Ramës

08.09.2023 - 17:15

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.

I ftuar në Euronews Albania, Spahiu theksoi se në Shqipëri nuk ka një opozitë të vërtetë pasi dy liderët e saj Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë peng i kryeministrit Rama për shkak të dosjeve në sistemin e drejtësisë. Sipas tij, Rama ka një ndikim tangent mbi organet e drejtësisë duke i mbajtur peng liderët e opozitës.

Spahiu nënvizoi se maxhoranca rrëzohet vetëm nëse lind një opozitë e re ose nëse ka çarje brenda Partisë Socialiste.

“Sot nuk ka një opozitë të vërtetë pasi opozita është peng i dosjeve që Edi Rama menaxhon përmes një ndikimi tangent mbi drejtësinë. Nuk është nevoja të kontrollosh drejtpërdrejtë një organ të drejtësisë, ne jetojmë në një vend të vogël që zyrtarët e kuptojnë me nuhatje çfarë duhet bërë. Unë e kam të vështirë të besoj te pavarësia absolute e drejtësisë. Edi Rama do të rrezikojë pushtetin kur të lindë një opozitë e re. Këtë opozitë të re nuk e lejon as Edi Rama as opozita e vjetër. Në momentin kur një lëvizje del kundër establishmentit të vjetër, ajo është e vdekur dhe jo vetëm në Shqipëri. Mundësia e dytë e rënies së Edi Ramës është çarja e brendshme e PS-së.”, tha Spahiu.

Spahiu shtoi se tashmë opozita prej disa vitesh nuk është më avokate e kauzave të qytetarëve, të cilët kanë humbur tashmë besimin.

“Për sa i përket roli opozitar unë mendoj se prej disa vitesh kauzat popullore janë jetim, që do të thotë nuk kanë dot më avokatë politik që t’i përfaqësojnë. Që nga 14 maji ne nuk kemi parë asnjë protestë. Nuk bëhet fjalë as për Partinë Demokratike as për Foltoren, nuk ka më forca opozitare t’i bëjnë thirrje publikut për kauza të caktuara. Kjo për disa arsye. E para kauzat janë sfumuar janë konsumuar. Nuk kanë më mbështetës dhe kanë humbur bastionet e tyre”, tha Spahiu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si iu përgjigj Lulzim Basha ftesës për të marrë pjesë

Bardhi mbledh deputetët e Partisë Demokratike, i bashkohet edhe grupi i Berishës!

"Të ngremë komisione hetimore parlamentare në Kuvend"

Berisha: Protestat popullore i japin vendin e merituar Ramës!