MENU
klinika

Gara e Yjeve

Në Durrës, luajnë dy motra. Dy shahiste elitare!

08.09.2023 - 18:49

      Po afrohemi me ditët, kur Shqipëria mbledh lojtarët më të mëdhenj të botës, në shah. Dhe atmosfera është shkëlqyese. Veç numrit 1 në botë, kampionit Magnus Carlsen, dy mjeshte të reja në moshë, i shtohen listës që theu rekord pjesëmarrjeje.

Durrësi, do të jetë tapeti i kuq i yjeve të shahut. Të famshme për rezultatet dhe titujt e shumtë, motrat Muzychuk bëjnë pjesë në renditjen e ngushtë të shahut elitar. Bëhuni gati, të ndiqni një kampionat si asnjëherë tjetër.

Mer Medalje të Bronztë në Kupën e Botës për Femra, FIDE 2023, Anna Muzychuk dinte të luante shah që në moshën trevjeçare. U bë Mjeshtre FIDE (ËFM) më 2001 dhe Mjeshtre Ndërkombëtare për Gratë (ËIM) më 2002.

Kampion i Ukrainës për femra (2003-2006)

Vetëm 13 vjeç, Anna Muzychuk realizoi një nga arritjet më të mëdha të karrierës së saj, duke fituar kampionatin e Ukrainës për femra, në vitin 2003. Megjithatë, ajo nuk pati një shans për ta mbrojtur titullin, një vit më pas. Në vitin 2004, Federata Sllovene e Shahut i ofroi  një kontratë 10-vjeçare, si shahistja më e fortë në vend.

Aktualisht 33 vjeç, Anna Muzychuk numëron një sërë arritjesh si shahiste. Me titujt e shumtë të kampionatit kombëtar dhe botëror (rapid/blitz), ku me dallohet për arritjen në kuotën 2600, pa dyshim që ajo është një lojtare elitare në shahun për femra.

Mariya Muzychuk, Mjeshtrja e Madhe ukrahinase, bën pjesë po ashtu, në shahun elitar. Ajo fitoi kampionatin më prestigjioz, duke u shpallur kampione e botës për femra në vitin 2015 – në të njëjtin vit, u rendit në dhjetëshen më mirë në botë për femra (ku gjendet edhe sot). Muzychuk gjithashtu fitoi radhazi kampionatet kombëtare të Ukrainës, në 2012 dhe 2013.

Ajo njihet shpesh si pjesë e një dyshe elitare në shah. Motra e saj, GM Anna Muzychuk, ka fituar dy kampionate kombëtare (një në Ukrainë dhe një në Slloveni) dhe tre tituj botërorë për kontrolle më të shkurtra (një në blitz dhe dy në rapid). Të dyja motrat u shfaqën në një pullë postare të Ukrainës kur Mariya fitoi titullin e botës për femra ,në vitin 2015.

Nuk është e vështirë të përcaktohet stili i Muzychuk. Me pseudonimin  “Miss Taktika”, ajo dallohet për aftësinë e goditjeve taktike.

Edhe pse Muzychuk nuk i ka mbushur ende 30 vjeç, ajo tashmë ka arritur shumë në karrierën si shahiste. Tre tituj kombëtarë në garat për të rinj, dy tituj kombëtarë në ato për të rritur, disa medalje ari në garat ekipore (si individuale dhe ekipore) dhe më e rëndësishmja, emrin në listën e ngushtë të kampioneve botërore të shahut për femra..

Pa dyshim, ajo është një nga shahistet më të mira botërore. Admiruesit e shahut, duhet ta ndjekin këtë legjendë të gjallë, që premton shumë.

 

achf.org.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kampioni i botës shton trofetë

Magnus Carlsen mbetet “mbreti” i shahut

Champions shahu, rekord regjistrimesh

Magnus Carlsen vjen në SHQIPËRI!


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin