MENU
klinika

Shuhet zjarri

“Luftë” në malin e Shpiragut, ndërhyn ushtria dhe helikopteri

09.09.2023 - 09:56

Një zjarr i madh ka rënë gjatë natës në malin e Shpiragut në Berat, zjarr që mori përmasa të mëdha dhe shtrirje të gjerë për shkak të erës. Në zonë kanë punuar gjatë gjithë natës, forca të shumta zjarrfikëse, që për shkak të mungesës së rrugës kanë ndërhyrë me pompa uji krahu dhe mjete rrethanore.

Në ndihmë të zjarrfikëseve të Beratit kanë mbërritur edhe forcat e ushtrisë dhe helikopterë, që kanë hedhur ujë nga ajri. Pas disa orësh luftë me flakët, zjarri u shua mëngjesin e së shtunës.

Si pasojë e zjarrit janë djegur 100 rrënjë pemë frutore dhe rreth 40 ha me shkurre e ferra. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur dëme në njerëz apo banesa.