Një operacion antidrogë është zhvilluar në Fier nga policia.
Drejtori i policisë së Fierit, Lorenc Panganika në një konferencë për median njoftoi se janë sekuestruar 30 kg kanabis dhe 500 gr kokainë.
Ndërkohë 2 persona kanë rënë në pranga.
Ndërhyrja policore është zhvilluar gjatë ditës së djeshme dhe ditën e sotme policia dha detajet se gjatë aksionit janë bllokuar 30 kg hashash dhe 500 gramë kokainë.
Lënda narkotike është kapur brenda një makine, në të cilën personat kishin modifikuar xhepa të posaçëm me qëllim fshehjen e lëndës narkotike.
Droga ishte ndarë në disa pako, dhe secila pako kishte ngjyra të ndryshme.
Sipas burimeve nga policia e këtij qyteti, rasti në fjalë është ndjekur përmes metodave standard të hetimit, ku një agjent i infiltruar ka zbërthyer tre trafikantët në implikimin e tyre në këtë veprimtari kriminale.