09.09.2023 - 13:40
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar forcë e shërim të gjithë të prekurve nga tërmeti shkatërrues në Marok.
E para e shtetit iu shprehu ngushëllime të gjithë familjeve që humbën më të dashurit e tyre sot.
“Populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Marokut në këtë kohë tragjike”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se Maroku është goditur nga një tërmet 6.8 shkallë të Rihterit, i cili i la të vdekur 820 persona ndërsa 720 janë të lënduar.