MENU
klinika

SHBA-ja pa medalje

Gjermania mposht Serbinë në finale dhe shpallet kampione e botës!

10.09.2023 - 17:55

Gjermania ka fituar Kampionatin Botëror në basketboll, duke mposhtur në finale Serbinë me rezultatin 83-77. Në një ndeshjen të fortë dhe shpesh dramatike, gjermanët ishin më të saktë, duke u shpallur kampion për herë të parë në histori.

Serbia e hapi më mirë ndeshjen dhe shpejt kaloi në epërsi 5-0, por në asnjë moment të periodës së parë epërsia nuk i kaloi pesë pikët. Në fund të periodës të parë, Serbia kishte pesë pikë diferencë, duke e mbyllur me rezultat 26-23 në favor të tyre.

Pas një pjese të parë të barabartë (47-47), ekipi gjerman shkëputet në 10-minutëshin e tretë, falë Dennis Schroder, që realizoi 28 pikë, më i miri në parket. Mirë u paraqit edhe Franz Wagner me 19 pikë, ndërsa për serbët zhgënjeu Jokic, me vetëm 9 pikë (më i miri ishte Avramovic me 21 pikë).

Një triumf i merituar i kombëtares së drejtuar nga trajneri Gordie Herbert, që në gjysmëfinale mposhti edhe Amerikën pretendente, që zhgënjeu në këtë Botëror. Serbia mori kështu medaljen e argjendtë, ndërsa ajo e bronzit u fitua nga Kanadaja, që pas kohës shtesë mundi sot Amerikën me shifrat 127-118.