10.09.2023 - 19:54
Tifozët kuqezi kanë mbushur rrugët e Tiranës, në mbështetje të Kombëtares e cila luan sot me Poloninë.
Të pranishmit në shesh janë pajisur me simbole kombëtare dhe dëgjohen teksa këndojnë këngë patriotike.
Kjo është një ndeshje e rëndësishme për Shqipërinë që synon të kualifikohet në “Euro 2024”, ku në sfidën e parë Polonia fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Kombëtares tonë.
Edhe në stadiumin “Air Albania” situata duket gati për të pritur sfidën e mbrëmjes së sotme, ku duket se ka edhe një numër të vogël të të pranishmëve.