MENU
klinika

Presidentët e rajonit mblidhen në Shkup

Vuçiç refuzon darkën me homologët

11.09.2023 - 11:07

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Shkup me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski.

Në shkup pritet të zhvillohet takimi Brdo -Brione, mes presidentëve të shteteve të rajonit, ku po merr pjesë edhe Osmani.

Por, nga fotografitë e publikuara nga Osmani nuk shihet presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Pjesëmarrja e tij është e diskutueshme.

Për këtë takim pos vendeve të Ballkanit Perëndimor, marrin pjesë edhe Kroacia dhe Sllovenia, Osmani ka thënë se mezi nuk pret që të diskutojë për hapat e përbashkët në tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

”Mezi pres të diskutojmë hapat e përbashkët për të kapërcyer sfidat e përbashkëta, përpjekjet për prosperitet në rajon dhe ecjen përpara në rrugën e tij euroatlantike”, ka shkruar ajo në Twitter.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut ruajnë raporte të mira ndër shtetërore si dy vende fqinje.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin