Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë ditës së sotme në Greqi, ku raportohet për 6 viktima, të cilët dyshohet se janë shqiptarë.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për larje hesapesh.
Mediat greke raportojnë se viktimat janë shqiptarë, ndërsa theksohet se ka ndodhur një përplasje mes bandave kriminale.
Pesë prej viktimave ndodheshin brenda një automjeti ndërsa njëri u gjet jashtë makinës e cila dyshohet se ka targa gjermane.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Arionos dhe EKAV-ja ka shkuar në vendngjarje me një njësi të lëvizshme me ekipe shpëtimi dhe një mjek, i cili konfirmon se personat që kanë marrë të shtënat kanë humbur jetën.
Forcat e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Autoritetet kanë rrethuar zonën, ndërsa po hetojnë për të zbardhur ngjarjen.