MENU
klinika

Elita e futbollit shqiptar në tre ditë

Superliga rikthehet nesër në fushë

12.09.2023 - 17:16

Superliga shqiptare e futbollit do rikthehet nesër në fushë, pas një jave pushim për shkak të ndeshjeve të Kombëtares. Java e tretë e elitës në vend do luhet në tre ditë dhe në orare të ndryshme. Të mërkurë zhvillohen dy duele, me Egnatian që pret Erzenin në 16:00. Në “Elbasan Arena” me fillim nga 19:00 luhet sfida mes Dinamos dhe Kukësit.

Të enjte zhvillohen sërish dy duele. Në 15:00 Tirana dhe Skënderbeu takohen në kryeqytet, ndërsa në Shkodër me fillim nga 18:00 Vllaznia luan me Partizanin. Java e tretë e Superligës mbyllet të premte me takimin Laçi – Teuta, që merr jetë në 16:00.

Pas dy javësh të luajtura në sezonin 2023-24, Skënderbeu me gjashtë pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Vllaznia dhe Tirana me katër pikë. Në fund Dinamo dhe Kukësi, që në 180 minuta nuk kanë mundur të sigurojnë asnjë pikë. Kujtojmë se me vetëm dy javë të zhvilluara, Laçi dhe Kukësi kanë ndryshuar trajner. Kurbinasit shkarkuan Stavri Nicën, që firmosi më pas me Kukësin, teksa në stolin e tyre afruan Skerdi Bejzaden.

Superliga – java 3:

E mërkurë – 13 shtator 2023

16:00 Egnatia – Erzeni

19:00 Dinamo – Kukësi

E enjte – 14 shtator 2023

15:00 Tirana – Skënderbeu

18:00 Vllaznia – Partizani

E premte – 15 shtator 2023

16:00 Laçi – Teuta

Renditja: