MENU
klinika

Ekspert flet për rënien e vlerës së euros

Shkaqet që po çrregullojnë tregun në Shqipëri

14.09.2023 - 17:03

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa tha se Shqipëria ka një treg valutor të cekët, teksa rreshtoi faktorë të tjerë ndikues. Sipas tij, kanë ndikuar transaksionet në monedhën euro, si dhe blerjet e shtëpive apo automjeteve, po në monedhën euro.

“Shqipëria ka një treg valutor të cekët. Problemi tjetër është se po ndodh një ndryshim strukturor mes euros dhe tregut derivat. Gjykoj se në këtë strukturë të re monetare, ku pjesë janë edhe faktorë të tjerë si segmente të tregut që nuk zhvillohen në euro dhe jo me lekë. Si p.sh. Si blerja e një shtëpie, makinë etj. Këto transaksione, janë të regjistruara, por edhe jo. Ka një rritje të fortë të të ardhurave nga turizmi. Po ashtu kemi një rritje të të ardhurave nga remitancat. Do të na duhet të shohim nëse kjo do jetë periudhë afatgjatë apo afatshkurtër”, u shpreh Xhepa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edhe tremujori III në rritje

1.5 mld euro të ardhura nga turizmi