MENU
klinika

Viktima njihej me agresorin

Vritet me armë gjahu një shqiptar në Greqi!

15.09.2023 - 13:57

Një 40-vjeçar shqiptar u vra me armë zjarri në ambientet e një parkimi në Pire, si pasojë e një konflikti me një 68-vjeçar.

Sipas mediave greke, një i moshuar ka qëlluar me armë një person tjetër jashtë parkingut të rrugës Praxitelous 147, duke e goditur në kokë. Viktima ishte një punonjës i biznesit dhe dy shtetasit raportohet se njiheshin dhe kanë pasur debate të shpeshta me njëri-tjetrin.

Sipas raportimit, sherri ka nisur në parkingun, ku shqiptari punonte. 68-vjeçari e ka qëlluar një herë në kokë, por më pas është kthyer dhe e ka qëlluar për herë të dytë. Menjëherë u dërgua me urgjencë në Spitalin Zaneio, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

68-vjeçari mësohet të jetë larguar fillimisht nga vendngjarja, por më pas është dorëzuar në Polici.

/ Protothema

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi