MENU
klinika

Prezantimi zyrtar në 18 shtator

Zbulohet emri i partisë së Adriatik Lapajt

15.09.2023 - 18:06

“Shqipëria Bëhet” është lëvizja qytetare më e re në Shqipëri, me në krye Adriatik Lapaj. Prezantimi zyrtar do në 18 shtator ora 16:30 në zyrat e reja të lokalizuara te rruga ‘Jeronim De Rada’ në Tiranë, ku do të bëhet edhe prezantimi i ekipit, programit, kauzat dhe hapat e mëtejshëm.

Të nderuar përfaqësues të medias, me rastin e nisjes së lëvizjes qytetare “Shqiperia Bëhet”, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në aktivitetin zyrtar të prezantimit me publikun dhe median:

E hënë, 18 shtator 2023, ora 18:30,  pranë zyrave tona, rruga ‘Jeronim De Rada’ Tiranë.

Gjatë këtij eventi do të prezantohet ekipi, programi, kauzat tona dhe hapat e mëtejshëm.

Duke shpresuar në bashkëpunim të frytshëm nga ky moment e në vijim, do e vlerësonim prezencën tuaj dhe pasqyrimin mediatik“, ka njoftuar ai.

Më herët, në një intervistë, Lapaj bëri me dije se kjo nismë do jetë krejtësisht ndryshe nga partitë politike, teksa zbuloi dhe disa nga pikat kryesore të programit ku do të mbështetet.

Ne na duhet që të hapim garën, që të mos jetë një muaj para zgjedhjeve se kush do jetë deputet, duhet një ligj për referendumet, një ligj që të depolizitojë administratën dhe kjo u duhet të gjithëve, në këtë kuptim, po thuhet për herë të parë”, tha Lapaj.