MENU
klinika

Tuneli 30 metra në Gjykatën e Lartë në Mal të Zi

Abazoviç: Gërmimi mund të ketë nisur pas njoftimit të FBI-së

16.09.2023 - 16:21

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç këtë të shtunë ka reaguar sërish në lidhje me tunelin e bërë deri në depon e Gjykatës së Lartë.

Abazoviç ka theksuar se në lidhje me këtë ngjarje nuk përjashtohet gërmimi i një tuneli nga një banesë private deri në depon e Gjykatës së Lartë në Podgoricë, pas njoftimit të FBI-së që mbërriti në Malin e Zi.

Sipas tij illimi i gërmimit të tunelit përkoi me periudhën pas dërgimit të kërkesës në FBI amerikane për të ndihmuar në hetimin e vrasjes së Dushko Jovanoviçit.