MENU
klinika

Plani urbanistik

PD i drejton Ramës dhe Veliajt 4 pyetje për Unazën e Re

19.12.2018 - 19:32

Partia Demokratike ka reaguar sërish për çështjen e dytë të Unazës së Re ku maxhoranca akuzohet se ka ndryshuar planin urbanistik për të favorizuar një plan ndërtimi të Edmond Begos.

PD i quan qesharakë kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe ministrin e Finanacave Arben Ahmetaj të cilët sipas saj synojnë të mbulojnë skandalin tjetër në zonën pranë Unazës së Re.

“Edi Rama detyroi sot Erion Veliajn dhe Arben Ahmetajn të bëhen qesharakë në sytë e shqiptarëve.

Duke bërë sikur nuk kuptojnë për çfarë kanë firmosur, ata synojnë të mbulojnë skandalin tjetër në zonën pranë Unazës së Re.

Ka përfunduar procesi i numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Votimi nisi dje në orën 11:00 ndërkohë që 8 kandidatë të Bashës u tërhoqën nga lista. Procesi i numërimit të votave ka vijuar përgjatë gjithë natës.
Ndërkohë që ende nuk kanë dalë rezultatet dhe emrat e fituesve të këtij procesi. Ditën e djeshme, në Pallatin e Kongreseve u votua për 265 anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD. Nga lista e Bashës u larguan publikisht rreth 8 kandidatë, 7 prej tyre të njohur si kritikë të fortë të kryedemokratit.
Nga 350 kandidatë, në garë ngelën vetëm 342. Të larguarit ishin, zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli, Edvin Kulluri, Edit’h Harxhi, Mimoza Hajdarmataj, Fabian Topollaj, Valbona Mezini dhe Arben Skënderi. Spikati rikthimi i Gazmend Oketës, dhe Aleksandër Biberajt, Dash Sulës dhe Selami Xhepës. Me këtë listë u larguan Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Genc Ruli, Astrit Patozi, Majlinda Bregu dhe Eduart Selami, që kërkuan dorëheqjen e Bashës në vitin 2017, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

E vërteta, e bazuar në dokumente është se Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë ndryshuar Planin Urbanistik të Tiranës, në mënyrë që Lumi i Lanës të mos prekë tokën ku Edmond Bego do të investojë 60 milionë euro para të pista”, deklaron PD.

Sipas saj, ‘e vërteta është se privatizimi i zonës së ish Serave është bërë me firmën e Arben Ahmetajt’ duke i drejtuar disa pyetje kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Veliaj.

“Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet t’u thonë shqiptarëve:

– Pse u ndryshua Plani Urbanistik i Tiranës dhe pse u devijua Lumi i Lanës në zonën ku planifikon të ndërtojë Edmond Bego?
– A ka aplikuar Edmond Bego për leje ndërtimi me projektin e hartuar nga kompania italiane MISALAB?
– A ka regjistruar në hipotekë Edmond Bega pronat për efekt të ndërtimit të pallateve?
– A do të prishen banesat e 200 familjeve për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve nga Edmond Bega?

Partia Demokratike e ka të qartë se Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk mund të përgjigjen dot, sepse janë pjesë e projektit mafioz për pastrimin e parave të pista të krimit”, deklaron PD.

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit