17.09.2023 - 13:51
Një 38-vjeçar shqiptar në Greqi ka humbur jetën tragjikisht, teksa ishte duke tërhequr një varkë, pas pasojave të përmbytjeve që kishte lënë stuhia “Daniel”.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilve, 38-vjeçari ishte baba id y të miturve.
Ngjarja ka ndodhur në Trikeri të Volos, ku shqiptari edhe jetonte me familjen e tij. Mësohet gjithashtu se varka të cilën ai po pastronte, teksa ishte duke e tërhequr i ka zënë dorën dhe më pas e ka zënë poshtë.
Megjithë mobilizimin e ndihmës së shpejtë në Greqi, 38-vjeçari nuk arriti të mbijetonte.
Babai i dy fëmijëve 5 dhe 11 vjeç, kishte vendosur të jetonte përgjithmonë në Greqi thonë mendiat vendase.