MENU
klinika

Reagon ashpër Bido: Janë shqiptarë, vetëm 14.5% janë…

“Çmendet” gazetari: Dhërmiu, 99.99% ka popullsi greke!

19.09.2023 - 10:47

Deklaratat e gazetarit Stavri Marko kanë shkaktuar debat në studion e “Opinion” këtë të hënë në Tv Klan. Ai u shpreh se flamuri i Vorio Epirit është simbol i pavarësisë së Himarës.

Kjo ka shkaktuar reagimin e profesorit Ardit Bido që u shpreh se me atë flamur është djegur Borshi dhe kanë vdekur mbi 10 mijë shqiptarë. Duke iu referuar flamurit të Vorio Epirit, Bido u shpreh se është krijuar në vitin 1914 dhe nuk ka ekzistuar më parë.

Por deklaratat e gazetarit Marko nuk u ndalën aty. Teksa u pyet nga Bido nëse në Dhërmi, aty ku Marko ka origjinën, ka pasur pro shqiptarë apo pro grekë, gazetari u përgjigj se Dhërmiu është 99.99% popullsi greke.

Por kjo ka sjellë sërish përgjigjen e profesorit Bido.

“Në zonën e Bashkisë Himarë ka tre fshatra me fluiditet të identitetit etnik që është Himara fshat, jo qyteti, Dhërmiu dhe Palasa, të cilët një pjesë e popullsisë së atyre fshatrave janë vetëidentifikuar gjithmonë si grekë. Në këtë studim bëj analizë se sa janë këta. Rezulton se kjo shifër është 14.5% e Bashkisë Himarë. Ka qenë statike që prej viteve ’30 në çdo rast që është bërë një testim i popullsisë së atyshme përfshirë edhe censusin e vitit 2011 që nuk ka pasur bojkot në këtë bashki”, tha ai.

Pjesë nga debati në Opinion

Ardit Bido: Ky flamur është krijuar në 1914. Ky flamur është flamur i djegies së Borshit, i vrasjes së 10 mijë shqiptarëve, i dëbimit të 1/3 të shqiptarëve të juglindjes nga ka origjinën zoti Kaso, nga kam origjinën unë, nga keni origjinën dhe ju. 1/3 e atyre shqiptarëve janë dëbuar rreth Vlorës. Kanë vdekur mbi 10 mijë shqiptarë me këtë flamur dhe ky është flamur i krijuar, nuk ka ekzistuar. Ajo shkaba në mes dykrenare e Perandorisë Bizantine dhe Kishës Ortodokse që nuk ka lidhje me Himarën. Edhe ne shkabën dykrenare kemi në flamur se po na habisni. Edhe Himara shkabën dykrenare ka pasur në flamurin e vet që është flamuri shqiptar që ka ngritur Jorgo Spiro Koleka në vitet ’20, që e kanë ngritur shumë vetë, patriotë shqiptarë të Vunoit, një fshat kompakt patriotik shqiptar, i Grillove, i Anagnostëve, meqë dëgjoj shqiptarë mbiemrat se janë shumë të njohur. Grillot dhe Anagnostë grekë nuk kam njohur. Unë dua të të përgëzoj ty dhe zotin Marko sepse na jepni mundësinë që të shohë dhe njohë publiku se këtu nuk kemi të bëjmë me një çështje as votash, se në Himarë votat grekomane nuk e kalojnë 15%, dhe nuk ka fituar për këtë Beleri, por për arsye krejt të tjera. Që ta kuptojnë se ky debat është një debat i ndërlidhur me vepra penale, të dukshme, të cënimit të integritetit territorial i këtij vendi të njerëzve të cilët kanë mendjen tek ai flamur siç thotë zoti Marko, që e kanë mendjen të mbrojnë ata që kanë vrarë shqiptarë, kanë vrarë 10 mijë shqiptarë, kanë djegur Borshin që është pjesë e Bashkisë Himarë sot. Këtu nuk kemi të bëjmë me një debat normal dhe mua më vjen keq që e prezantoni zotin Marko si gazetar, nuk di të jetë i tillë. Nuk di në ç’media punon. Ai ka një teze nacionaliste ekstreme greke që nuk ka lidhje fare me debatin që bëhet sot. Pyetja për zotin Marko është shumë e thjeshtë. Në Himarën tuaj, në Dhërmiun tuaj, se atje ka tre fshatra greqishtfolëse, ta ijë publiku. Është Himara, Dhërmiu, Palasa. Nuk është Vunoi, Piluri, Qeparoi s’janë asnjë nga këto të tjera, janë shqiptare pa fluidite etnike. Në Dhërmiun tuaj nga ju vini ka pasur “pendëkuq” dhe “pendëbardhë”? Ka pasur pro shqiptarë dhe pro grekë? Se në Vuno nuk gjen pro grekë, por në Dhërmi ka pasur pro shqiptarë dhe pro grekë meqenëse po flisni për histori?

Stavri Marko: Dhërmiu është 99.99% është popullsi greke.

Ardit Bido: Petro Marko kushëriri juaj i largët që deklaronte që është shqiptar çfarë ishte?

Stavri Marko: Lëre Petron ti, ku ke parë ti. Ke qenë qumështor kur ka qenë Petro artist o burrë.

Ardit Bido: Unë e kam lexuar Petro Markon. Ti nuk e ke njohur për vete. Je kushëri shumë i largët, mos u shit si nipi i Petro Markos se nuk je.

Stavri Marko: Je shumë i vogël ti dish këto gjëra.

Ardit Bido: Që ti dinë shqiptarët mbiemrat sepse janë të njohur. Gjikuritë janë nga Dhërmiu, Dunët janë nga Dhërmiu. Markot janë nga Dhërmiu. Që t’i dëgjojnë shqiptarët se kush janë këta grekët kompaktë që po deklarohen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”