MENU
klinika

Ndërhyrje në sistemet kompjuterike

Dhjetë të arrestuar në Kosovë, keqpërdorën kartat bankare

19.09.2023 - 12:45

Dhjetë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimet se kanë keqpërdorur kartelat bankare dhe kanë ndërhyrë në sistemet kompjuterike.

Policia e Kosovës tha se pas disa muajsh hetime, më 19 shtator ka kryer kontrolle në 14 lokacione në Prishtinë, Gjilan Ferizaj, Kaçanik, Drenas, Suharekë dhe Deçan.

“Gjatë operacionit policor të sotëm janë arrestuar dhjetë persona, nën dyshimin se janë përfshirë në veprat penale: ‘lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’ dhe ‘hyrje në sistemet kompjuterike’”, u tha në njoftim.

Sipas autoriteteve të rendit, të arrestuarit dyshohet se kanë përdorur kartelat bankare pa autorizim duke bërë transaksione, tërheqje të parave nga bankomatët dhe blerje të gjësendeve të ndryshme, me kartela bankare të cilat, “kanë arritur në forma të ndryshme t’i komprometojnë”.

“Në këtë rast janë dëmtuar institucionet financiare [bankat] në Kosovë me mijëra euro”, u tha në njoftim.
Gjatë kontrolleve, sipas policisë, janë sekuestruar prova të ndryshme, përfshirë kompjuterë, telefona celularë, USB, kartela bankare, dokumente, si dhe tri armë dhe municion.

Në Kosovë operojnë 12 banka komerciale, nëntë prej të cilave janë në pronësi të huaj.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!