MENU
klinika

Gjigandët përplasen në Mynih

Interi nis Champions-in në Spanjë!

20.09.2023 - 17:44

Bayern Munchen-Manchester United është superpërballja e së mërkurës në Champions League. Bavarezët janë pretendent për trofeun me veshë të mëdhenj dhe këtë sezon me Tuchel duan ti shkojnë deri në fund. Për t’ia dalë kundër United kanë në dispozicion armën Harry Kane të blerë nga Premier League. Sakaq edhe ‘djajtë’ pas nisjes së dobët të kampionatit kanë nevojë të ndryshojnë habitat dhe ta nisin me këmbën e mbarë.

Po për grupin A, por në orën 18:45 Galatasaray pret në shtëpi Copenhagen.

Sakaq po sonte debutojnë edhe nënkampionët e Europës, Interi, që luaan në transfertë kundër Real Sociedad. Për shkak të dëmtimit të Calhanoglu pritet që në mos titullar shqiptari Krisjan Asllani të marrë shumë minuta.

“Kristjan Asllani është një futbollist i madh, po aq i rëndësishëm sa Hakan Calhanoglu. Ne kemi shumë besim te ai dhe kjo është arsyeja që nuk e shitëm në merkato pavarësisht shumë kërkesave që patëm për të,”-u shpreh Simone Inzaghi, trajneri i Interit.

Sfida tjetër e këtij grupi luhet në Portugali mes Benfica-s dhe austriakëve të Salzburg.

Në Bernabeu, në orën 18:45, skuadra më e titullar e kompeticionit Real Madrid nis rrugëtimin e këtij sezoni kundër Union Berlin. ‘Galaktikët’ vijnë pas 5 fitoreve në kampionat dhe kundër gjermanëve janë favoritë absolutë për të vijuar këtë rrugë. Po për këtë grup, në orën 21:00 në Portugali Braga pret çerekfinalistët e sezionit të kaluar, Napolin e Rudi Garcia-s.

Ndërkohë në Londër, Arsenali i rikthyer në Champions pas disa sezoneve ka një përballje të lehtë në letër kundër holandezëve të PSV, ndërsa edhe Sevillia pret francezët e Lens po për grupin B.