MENU
klinika

Pritet vetëm zyrtarizimi

Vincenzo Montella trajneri i kombëtares së njohur

20.09.2023 - 17:49

Trajneri italian, Vincenzo Montella ka gjetur akordin dhe për tre sezonet e ardhshme do jetë trajneri i kombëtares turke në futboll. Ish-sulmuesi do rikthehet në Turqi, këtë herë në stolin e kombëtares, pasi më herët ka qenë në pankinën e Adana Demirspor.

Siç raporton Fabrizio Romano, “aeroplani i vogël i sulmit” do të drejtojë Calhanoglu dhe kombëtaren e shokëve të tij për tre sezonet e ardhshme. Marrëveshja u arrit dje dhe Montella së shpejti do të takohet me lojtarët e tij të rinj. Debutimi për ish-lojtarin e Romës në pankinën turke do të bëhet më 12 tetor në transfertën ndaj Kroacisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

49-vjeçari ka qenë më herët trajner i Romës, Catanias, Fiorentinës (dy periudha), Sampdorias, Milanit, Sevillas dhe Adana Demirspor.