MENU
klinika

Fshati Gryknok në Dibër

Fshatrat bllokohen nga bora, banorët në panik

20.12.2018 - 10:12

Reshjet intensive të dëborës kanë prekur edhe qarkun e Dibrës, ku si pasojë pas reshjeve të dendura, janë shfaqur problematika në bllokimin e rrugëve.

Fshati Gryknok është një nga fshatrat e izoluar për shkak të borës, trashësia e të cilës arrin në 50 cm. Banorët ndodhen të bllokuar pasi rrugët janë të pakalueshme dhe kanë bërë apel për ndihmë.

Ata kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve pasi nuk kanë as rezerva ushqimore të mjaftueshme, për më tepër që në rast të emergjencave shëndetësore nuk kanë mundësi të lëvizin.

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan