MENU
klinika

"...dashuria e përhershme!"

Tha se i kishte ndarë rrugët me Arbenitën, Fero ‘ndërron mendje’

21.09.2023 - 12:28

Gjatë ditëve të fundit, reperi i njohur i Kosovës, Fero Fera, është kthyer në një ndër personazhet publike më të komentuar, për shkak të ndryshimeve të mëdha që ai ka vendosur të bëjë në jetën e tij.


Pas daljes nga paraburgimi, në të cilin qëndroi pas dhunës së ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, Arbenita Ismailit, Fero vendosi t’i përkushtohej fesë islame, duke hequr dorë përfundimisht nga muzika dhe Tik Tok-u.

Më herët ai tha se i ka ndarë përfundimisht rrugët me Arbenitën, duke thënë se ajo nuk ka vend në Xhenet, marrë shkas nga ekspozimi i tepërt i trupit.

Mirëpo postimet e tij të fundit tregojnë të kundërtën. Fillimisht ish-reperi postoi një video ku shihej një luan, teksa ledhatonte partneren e tij luaneshë dhe shkruante: “Unë kur isha me Arbenitën”.

Ndërsa postimi i rradhës ka të bëjë me një deklaratë kontradiktore nga ato që ka thënë më parë.

“Zënkat janë të përkohshme, dashuria është përgjithmonë”, shkruhet në postimin e Feros, ku sërish në foto janë një luan dhe luaneshë.

Kujtojmë se Fero më herët ka qenë disa herë i shoqëruar në Polici, për arsye të ndryshme.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat