21.09.2023 - 12:51
Një 27-vjeçar është vënë nën hetim për dhunë psikologjike në familje.
Bëhet fjalë për shtetasin E.T banues në fshatin Boriç i Madh në Shkodër, ku sipas denoncimit që i është bërë, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babit të tij dhe bashkëjetueses së këtij të fundit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.