MENU
klinika

Ja çfarë parashikohet

Një ditë burg vlen 6 mijë lekë, ndryshimet e reja në Kodin Penal; veprat e lehta do konvertohet me pagesë

21.09.2023 - 16:47

Drafti i ndryshimeve në kodin penal, i cili së shpejti pritet të kalohet ne kuvend për diskutime parashikon disa dispozita të reja për zëvendësimin të dënimit me burgim me pagimin e një shume të hollash në arkën e shtetit. Mesa duket një nismë e tillë synon uljen e mbipopullimit të burgjeve duke u dhënë mundësi alternative për kryerjen e dënimit personave të akuzuar për vepra penale të lehta. Në ndryshimet e propozuara, në nenet 137 e vazhdim, thuhet se gjykata, në rastet kur është kryer një vepër penale e lehte dhe autori i saj përmbush te gjithë kriteret e tjera, me kërkesë te tij, gjykata mund të vendosë zëvendësimin e dënimit me burgim me pagimin e një̈ shume të hollash në favor të shtetit, duke llogaritur një ditë burgim me gjashtë mijë lekë.

Gjykata shpall vendimin e pa zëvendësuar dhe cakton afatin 10 ditor si kufi, brenda te cilit i dënuari duhet te paguaje shumen e gjobës qe konverton kohen e dënimit me burgim. Pagesa e te hollave në favor të shtetit behet pas dhënies se vendimit. Por ky zëvendësim nuk mund të vendoset pa dëgjuar viktimën nëse ka dhe prokurorin  por ne kod ka edhe kufizime pasi përcaktohet se k jo dispozite nuk zbatohet ne rastet e veprave penale te kryera nga nëpunësit publik, veprat penale të korrupsionit, veprat penale kundër drejtësisë, atyre të trafikimit dhe kundër personit apo dhunës ne familje.

Gjithashtu ndryshime janë bërë edhe ne llogaritjen e paraburgimit. Ne kodin e ri koha e paraburgimit ose e arrestit në shtëpi, llogaritet në dënimin me burgim ose me gjobë, si dhe në detyrimin për kryerjen e një pune në interes. Kështu një̈ ditë paraburgim baras me një ditë burgim. Një ditë paraburgim baras me shtate mijë lekë gjobë.

Një ditë paraburgim baras me njëzet orë pune në interes publik. Sa i takon arrestit në shtëpi. një dite arrest shtëpie është e barabarte me një dite burgim. Një dite arrest shtëpie është e barabarte me 3 mije leke gjobe. Në draftin e ndryshimeve thuhet se një dite arrest shtëpie është e barabarte me 15 orë pune në interes publik. Kjo mënyrë përllogaritje duhet të zbatohet nga prokuroria e gjykatat në rast se ndryshimet në Kodin penal miratohen dhe hyjnë në fuqi./Shqiptarja

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga 2 amnistitë, lista e zezë me përdhunuesit tek përgjysmimi i pagave për deputetë

30 nismat ligjore që do shqyrtohen nga Kuvendit të ri në shtator