MENU
klinika

Gërvalla reagon ndaj Vuçiç

“Pavarësia e Kosovës nuk shkel Kartën e OKB-së”

22.09.2023 - 11:40

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dënuar fjalimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të mbajtur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dhe tha se ishte një “tentim për shtrembërim të historisë” lidhur me Kosovën.

Gërvalla hodhi poshtë pretendimet e Vuçiçit se “zanafillën e agresionit rus në Ukrainë e sheh te pavarësimi i Kosovës, dhe paturpshëm pretendon se më 2008 Serbisë i ka ndodhur kjo që i ndodhë Ukrainës sot”.

“Deklarata e shpalljes së pavarësia e Kosovës nuk është shkelje e ligjit ndërkombëtar, e as rezolutave dhe dokumenteve të tjera relevante të OKB-së, rrjedhimisht as Kartës së OKB-së. Këtë e ka gjykuar dhe vendosur trupi më i lartë juridik i OKB-së, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në opinionin e saj të nxjerrë më 22 korrik 2010,me kërkesë të vet Serbisë”, tha Gërvalla përmes një deklarate të lëshuar në orët e vona të 21 shtatorit.

Për dallim nga Kosova, Beogradi, aleat i Moskës, nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë pas nisjes së pushtimit të paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar.

Edhe më herët, zyrtarë rusë kanë tërhequr paralele mes Kosovës dhe Ukrainës. Në prill të vitit 2022 presidenti rus, Vladimir Putin, e kishte krahasuar Kosovën me dy rajonet separatiste në Ukrainë, Donjeckun dhe Luhanskun, të njohura bashkërisht si Donbas. Këto krahasime janë cilësuar si “injorancë” nga zyrtarët në Kosovë.

Gërvalla në reagimin e saj po ashtu akuzoi Vuçiçin se gjatë fjalimit të tij në OKB shkeli zotimet e bëra në Marrëveshjen drejt normalizimit, që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë këtij viti.

“Më atë marrëveshje, presidenti i Serbisë është pajtuar edhe që Serbia të mos flasë në emër të Republikës së Kosovës në forumet ndërkombëtare, dhe të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare, përfshirë OKB-në”, shtoi Gërvalla.

Ajo kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare, veçmas Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian që të “dënojnë një gjuhë të tillë” të përdorur nga Vuçiç, dhe “t’ia rikujtojnë atij obligimet që ka marrë me pajtimin e shprehur në Bruksel dhe Ohër”.

Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve, e përbërë prej 11 nenesh, parasheh që palët të mos pengojnë njëra-tjetrën në anëtarësime në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Po ashtu, aty parashihet edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut./REL

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN

Përplasje në distancë Kosovë-Shqipëri për idenë e “Open Balkan”

Bashkëpunimin rajonal e duan të gjithë, por Prishtina kundërshton

Nga Baton Haxhiu

Pse humbi Albin Kurti?

Nga vrasja e të atit, tek koncertet për Enverin

Kush është ministrja e Jashtme e Kosovës, e cila jeton në Gjermani

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!