MENU
klinika

Emri

Lejoi daljen jashtë shtetit të një personi të shpallur në kërkim, AMP arreston policin e Portit të Durrësit

23.09.2023 - 10:31

Gledis Lushi, një oficer vetëm 23 vjeç i Policisë së Shtetit dhe i planizuar me detyrë si Ndihmës Kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit, është arrestuar nga kolegët e tij të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

“Në datë 22.09.2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit ka kryer ndalimin e oficerit të policisë Inspektor Gledis Lushi, 23 vjeç, me detyrë Nd.kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit”, thuhet në njoftim.

Ndalimi i tij u krye pasi dyshohet se në datë 17.09.2023 ka lejuar daljen jashtë shtetit nga Porti i Durrësit të një shtetasi të shpallur në kërkim për disa vepra penale. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Njoftimi i plotë – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar një oficer policie me detyrë Nd.kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit.

Në datë 22.09.2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka kryer ndalimin e oficerit të policisë Inspektor G.L., 23 vjeç, me detyrë Nd.kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit.

Ndalimi i tij u krye pasi dyshohet se në datë 17.09.2023 ka lejuar daljen jashtë shtetit nga PKK të një shtetasi të shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.