Premier League e futbollit është në javën e gjashtë. Këtë të shtunë gjithçka u hap në orën 16:00 me tre duele. Manchester City fitoi 2-0 kundër Nottingham, teksa Luton dhe Wolves barazuan 1-1. Barazim pa gola mes Palace dhe Fulham.
Në “Etihad Stadium” Manchester City fitoi 2-0 kundër Nottingham Forest për javën e gjashtë në Premier League. Dueli u zgjidh shpejtë nga djemtë e Guardiolës. “Qytetarët” shënuan pas shtatë minutave lojë me Foden dhe në ë 14 minutë ishte Haaland që e dërgoi rezultatin në 2-0. Norvegjezi në gjashtë javë ka shënuar tetë gola, duke hedhur kandidaturën për Topin e Artë. Pas kësaj jave, City vijon kryesimin me 18 pikë. Forest ka grumbulluar shtatë pikë.
Premier League – java 6 – e shtunë:
16:00
Crystal Palace 0-0 Fulham
Luton 1-1 Wolves (Morris 65′ / Neto 50′)
Manchester City 2-0 Nottingham (Foden 7′, Haaland 14′)
18:30 Brentford – Everton
21:00 Burnley – Man. United
Renditja: