Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka dënuar sulmin në veri të Kosovës, ku një efektiv u vra dhe një tjetër mbeti i plagosur. Zyrtari i lartë i BE shprehet se autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë.
“BE-ja dënon në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e tmerrshëm kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”.
Josep Borrell në platformën X
Vrasja e policit në Veri/ Ambasadori i OSBE-së në Kosovë: Autorët e këtyre krimeve të neveritshme të dalin para drejtësisë! Duhet të rivendoset paqja
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka roguar ndaj sulmit të sotëm ndaj Policisë së Kosovës në veri.
Ambasadori Davenport, nëpërmjet një reagimi në “X”, ndërsa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të policit të rënë në detyrë, shprehet se “autorët e këtyre krimeve të neveritshme duhet të dalin menjëherë para drejtësisë”.
“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin brutal të mëngjesit të sotëm në Policinë e Kosovës, në të cilin një oficer mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos gjatë detyrës në afërsi të Banjskës. Ngushëllime të përzemërta familjes dhe kolegëve të oficerit. Autorët e këtyre krimeve të neveritshme duhet të dalin menjëherë para drejtësisë. Paqja duhet të rivendoset dhe dialogu në interes të të gjitha komuniteteve duhet të vazhdojë”.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport