MENU
klinika

Ndodh në zemër të Evropës

Tifozët ndërpresin klasiken Ajax – Feyenoord

24.09.2023 - 15:58

Ajax dhe Feyenoord nga Roterdami po përballen sot në “Johan Cruijff Arena” për javën e gjashtë në futbollin elitar të Holandës. Klasikja e futbollit në vendin e tulipanëve nuk ka kaluar pa incidente, teksa është ndërprerë për më shumë se 20 minuta.

Gjithçka ka ndodhur në minutën e 44 të pjesës së parë. Ndërkohë që miqtë ishin në avantazhin 0-3 pas 37 minutave të para, ultrasit e Ajax janë “tërbuar” nga rezultati dhe kanë hedhur flakadanë në fushë.

Një gjë e tillë ka sjellë ndërprerjen e ndeshjes nga kryesori Gozubuyuk, që për më shumë se 20 minuta ka mbajtur skuadrat në dhomat e zhveshjes. Tanimë gjithçka ka filluar dhe ndeshja po vijon normalisht.

Edhe njëherë ultrasit bëhen protagonistë në zemër të Evropës dhe ndërpresin një ndeshje duke hedhur në fushë mjete piroteknike.