Ligji i ri për lojërat e fatit parashikon të tatojë me zero përqind të ardhurat për lojtarët, ndërsa organizatorët do t’i nënshtrohen ligjeve në fuqi. Kjo vendimmarrje ka për qëllim që të formalizoj këtë industri e cila është e tëra në informalitet. Vasilik Vjero, zv/ministre e financave sqaroi në E-ZONE arsyet e këtij vendimi.
“Ne duam që ta formalizojmë këtë industri. Nëse do të tatonim lojtarin ai do të rrezikonte të qëndronte në informalitet. Ndaj kemi menduar se tatimi zero do të jetë stimulus, që lojtari të identifikohet, të hapë llogari bankare dhe të kryejë proceset e nevojshme të tërheqjes së të ardhurave”,- sqaroi Vjero.
Por një vendim i tillë duket se sjellë pabarazi tatimore në treg. Një i punësuar paguan taksa 13 deri në 23 % nga puna. Ndërsa vitin që vjen për shkak të ligjit të ri të “Tatimit mbi të Ardhurat” do të ketë një ndryshim rrënjësor të taksimit të punës. Në emër të formalizmi, lojtarët e bixhozit do të jenë të privilegjuar.