MENU
klinika

“Hetim i plotë, përkrahim EULEX dhe KFOR“

Vdekja e policit në Kosovë/ Mali i Zi dënon ashpër sulmin

24.09.2023 - 21:35

Mali i Zi ka dënuar ashpër sulmin e sotëm ndaj policisë së Kosovës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme me në krye Dritan Abazoviç.

“Ne shprehim ngushëllimet tona për vrasjen e policit, së bashku me urimet për shërimin e të lënduarve. Apelojmë për de-përshkallëzimin e tensioneve dhe përkrahim punën e EULEX-it dhe KFOR-it në terren dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë.

Përgjegjësit e këtij akti duhet të sillen para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së, drejtuar nga Abazoviç, në rrjetin social X.

Kujtojmë se një polic i Kosovës është vrarë mëngjesin e sotëm nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Banjska në veri të Kosovës, ka konfirmuar policia e Kosovës.
Një njësi speciale e policisë së Kosovës, sonte në mbrëmje ka hyrë në manastirin e Banjskës, ku ndodhej “një grup i armatosur kriminal serb dhe dhjetëra pelegrinë”, raportojnë mediat e Prishtinës.